U realizuan me sukses projektet rajonale

QENDRA PËR ZHVILLIM TË RAJONIT PLANOR JUGPERËNDIMOR: U REALIZUAN ME SUKSES TRE PROJEKTE RAJONALE NË VLERË PREJ 26 MILIONË DENARË

 

Me pranim-dorëzimin e kopshtit të fëmijëve të rikonstruktuar Flutura në Strugë, nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe drejtorit të Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR e përfundoi vitin me realizimin e suksesshëm të tre projekteve rajonale, dhe për të cilat u investuan 26 milionë denarë.

 

Kopshti i fëmijëve Flutura në Strugë u bë me dritare të reja nga PVC, izolim termik i tavanëve, instalim i ri elektrik me drita kursyese dhe furnizimi i pajisjeve të reja me karakteristika të larta energjetike për kuzhinë dhe larje. Me këto intervenime anë investuar 2,6 milionë denarë. Përveç këtij objekti, intervenime për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike në rajonin planor JUGPERËNDIMOR u realizuan edhe në Ohër, në kopshtin e fëmijëve Razvigorçe, në objektin e bashkësisë lokale në Volinë dhe në ndërtesën e re të Komunës së Kërçovës. Për punët e kryera janë investuar 10,6 milionë denarë, mjete të fituara nga Programi për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, Byrosë për zhvillim rajonal, si dhe kofinancim nga komunat e Ohrit, Strugës, Debërcës dhe Kërçovës.

 

Në kuadër të projektit rikonstruktimidhe ndërtimi i i rrugëve të reja, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, kreu rehabilitimin e rrugës lokale në Ballanc, Komuna e Qendër Zhupës, me gjatësi prej 1 km, dhe në rrugën Partizanska në Makedonski Brod gjatësia e së cilës është 682 m. Gjegjësisht, në të dyja rrugët, është shtruar shtresë e re e asfaltit, dhe u bë vazhdimi i rrugës në Ballancë. Në Ohër, në qendrën e qytetit u ndërtua rrugë e re pedonale në gjatësi prej 325 m, nga Sahat kulla deri te SHF Shën Klimenti i Ohrit, me çka është përmirësuar infrastruktura turistike në pjesën e vjetër të qytetit. Vlera e tre intervenimeve është 11,2 milionë denarë.

 

Me projektin e fundit të realizuar u përgatitën dokumentacione teknike, përkatësisht u përgatitën projekte themelore për rikonstruktimin e rrugëve aktuale në qytet dhe rrugëve lokale në Ohër, Strugë, Vevqan, Debërc dhe Kërçovë. Dokumentacioni i përgatitur do t'i mundësojë komunave ta përmirësojnë infrastrukturën rrugore lokale në gjatësi prej 18 km, dhe t'i zgjedhin edhe problemet e tjera komunale siç janë rrjeti i kanalizimit dhe atij atmosferik. Vlera e përgjithshme e dokumentacionit teknik është 3,4 milionë denarë.

 

Në pajtim me përcaktimet e Qeverisë së RM për rritjen e mjeteve për zhvillim të barabrtë rajonal, vitin e ardhshëm 2019, përmes Programeve të ministrisë përkatëse dhe Byrosë për zhvillim rajonal dhe projekteve të dorëzuara nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, në nëntë komunat e këtij rajoni, do të investohen rreth 39,5 milionë denarë. Këshilli për zhvillim të rajonit mori vendim që këto mjete t'i kushtohen vazhdimit të aktiviteteve për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike që i disponojnë komunat, vazhdimin e infrastrukturës rrugore, përmes rikonstruktimit të disa rrugëve, si dhe përgatitjen e projekteve themelore për zhvillimin e rrugëve në Rajon.

 

 

 

Gradinka_Struga Gradinka_Ohrid
Volino_Debrca Balanci_Pat
Ohrid_Pateka 15

 

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor