Punëtori planifikuese për projektet rajonale 2019

Me qëllim që të arrihet kordinim më i mirë në planifikimin e aktiviteteve për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor (2015-2019), Qendra për zhvillim, bashkë me palët kyçe të Rajonit të përfshirë në zhvillimin rajonal, organizuan punëtori planifikuese, në të cilën janë përcaktuar masat që do të realizohen në katër fushat prioritare nga ky dokument programor. Mbi 30 pjesëmarrës nga komunat, sektori i biznesit, kultura dhe arsimi, si dhe nga shoqatat joqeveritare, detajisht, diskutuan për operacionalizimin e qëllimeve afatmesme, (në fushën e zhvillimit ekonomik, fushën e arsimit dhe sociales, turizmit dhe kulturës dhe ruajtjes së ambientit jetësor), përmes propozimit të ideve konkrete.

 

 

Në punëtorinë planifikuese u hodhën mbi 50 ide të cilat ekipi i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor i përpunoi, i ndërlidhi dhe i paraqiti në një listë më të ngushtë prej rreth 30 propozime nga të cilat, në periudhën e ardhëshme, pritet që të zhvillohen projekte rajonale. Kjo listë, në pajtim me përcaktimet ligjore (që dalin nga Ligji për zhvillim rajonal), do të gjendet për shqyrtim para Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka pritet e njëjta të finalizohet.

 

 

Ekipi i Qendrës për zhvillim, deri në 15 dhjetor do të përgatisë disa projekte rajonale të cilat do të dorëzohen deri te Byroja për zhvillim rajonal, dhe për të cilat sipas buxhetit të përcaktuar të RM për vitin 2019, do të disponohen rreth 30 milionë denarë.

 

 

Intenca e Qendrës për zhvillim është, të përgatiten edhe projekte tjera, sipas listës me projekte prioritare, dhe të cilat do të dorëzohen tek donatorë të tjerë, përkatësisht Bashkimi Evropian, Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë dhe Greqinë dhe burimeve tjera të financimit.

 

 

 

 

 

Planiracka_1.jpg Planiracka_2
Planiracka_3 Planiracka_4
Planiracka_5 Planiracka_6

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor