Kërçova u bë me stacion të pastrimit të ujërave të zeza

Me ceremoni, në datë 20.06.018 u vendos në funksion stacioni i ri i pastrimit të ujërave të zeza në Kërçovë. Në ceremoni morrën pjesë Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, Zëvendës Kryeministri për çështje ekonomike Koqo Angjushev, Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraku, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

 

Projekti për ndërtimin e stacionit pastrues të ujërave të zeza në Kërçovë është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për ndihmë paraaderimit (IPA), nga pjesa për hvillim rajonal - komponenti i tretë. Vlera e përgjithshme e Stacionit pastrues për ujërat e zeza në Kërçovë është 8,3 milionë euro.

 

Stacioni pastrues i cili është i vendosur në afërsi të Kërçovës është me kapacitet prej 48.000 banorë. Realizimi i projektit përfshinë edhe ndërtimin e kolektorit dhe rrugën qasëse.

 

Një nga iniciatorët për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në Kërçovë është Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, i cili që nga viti 2010 inicioi përgatitjen e Studimit të fizibilitetit për të gjithë mikro-rajonin e Kërçovës (/Proekt.aspx?ProektID=1416). Studimin e përgatitën ekspertë të Fakultetit të ndërtimtarisë nga Shkupi dhe e njëjta u vlerësua nga ana e ekspertëve evropianë, të angazhuar nga ana e Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor si një dokument kualitativ me çka u dha mundësia të realizohet ky projekt. Qendra për zhvillim të RPJP, gjithashtu, përgatiti edhe Cost Benefit Analizën (/Proekt.aspx?ProektID=2848) çka ishte si bazë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e stacionit pastrues në Kërçovë.

 

 

Kichevo_1 Kichevo_2
Kichevo_3 Kichevo_4

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor