Marrëveshje për projekte rajonale

Strugë, 9 korrik. Me rreth 25 milionë denarë nga buxheti qendror do të financohen tri projekte në rajonin planor Jugperëndimor për përmirësimin e efikasitetit energjetik në objekte publike në katër komuna që i takojnë Rajonit, dhe gjithashtu do të përmirësohet edhe infrastruktura komunale, përmes rikonstruktimit të infrastrukturs rrugore dhe përgatitjes së dokumnetacionit teknik për infrastrukturën rrugore në RPJP. Marrëveshjet për realizimin e projekteve u nënshkruan me Byronë për zhvillim rajonal, dhe të njëjtat duhet të realizohen deri në fund të vitit. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve morrën pjesë ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, zëvendes ministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski, dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi.

 

Në rajonin planor Jugperëndimor me mjetet do të realizohen projekte infrastrukturore në komunat e Strugës, Ohrit, Kërçovës dhe Debërcës. Bëhet fjalë për objekte publike (dy kopshte, një shkollë dhe një objekt publik) në të cilat do të përmirësohet efikasiteti energjetik përmes sanimit të pullazeve, ndërrimit të dyerve dhe dritareve, izolimi i fasadave. Me projektin e dytë do të përgatitet dokumentacion teknik për infrastrukturën rrugore në RPJP ndërsa me projektin e tretë do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore.

 

 

Sipas ministrit Fazliu, nënshkrimi i marrëveshjeve është jnë hap para zhvillimit të barabartë rajonal dhe përmirësimit të kushteve për jetë të qytetarëve në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë.

-Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2018, mjetet për zhvillim të barabartë rajonal i rriti me mbi 50% dhe 4,5 milionë euro këtë vit do të investohen në projekte të cilat i propozuan komunat dhe rajonet planore në lidhje me prioritetet e tyre. Bëhet fjalë për projekte infrastrukturore ose dokumnetacion projektues për projekte më të mëdha, me qëllim që të mund të sigurohen mjete shtesë nga donatorë dhe nga IPA Programi i Bashkimit Evropian, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

 

 

 

 

09.07.2018_2.jpg 20180709_130532
20180709_134136

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor