Shema e granteve për Qendrat për zhvillim

Në kuadër të projektit "Përmirësimi i vetëqeverisjes lokale", e finansuar nga ana e Unionit Evropian i cili realizohet përmes Zyrës së UNDP në Shkup në bashkëpunim me Qendrat për zhvillim, në datë 11.07.2018, në hotel Mirazh, Strugë, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e mbajti punëtorinë njëditore për prezantimin e Shemës së granteve për Qendrat për zhvillim të rajoneve planore.

 

Në punëtori morrën pjesë përfaqësues nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në kuadër të rajonit, përfaësues nga Ndërmarrjet komunale nga rajoni, përfaqësues nga sektori civil, biznes sektori, klasteri i turizmit, Agjencia për promovim dhe përkrahje të turizmit dhe institucionet arsimore.

 

Punëtoria i kushtohej prezantimit të tri koncepteve të propozim projekteve nga Lista vjetore e projekteve prioritare për vitin 2018. Të pranishmit u informuan për çdo propozim-projekt në veçanti me prezantimin e qëllimeve kryesore, aktiviteteve, korniza kohore për implementim dhe buxheti i nevojshëm për tri propozim projektet në vijim:

 

Propozim projekti nr 1: Studim dhe projekte themelore për ndërtimin e stacionarëve mikro-rajonal për qentë endacak në RPJP

Qëllimet e projektit janë:

  • Përmirësimi i kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe turistëve dhe
  • Përmirësimi i kushteve për jetesë të qenve endacak në RPJP

 

Propozim projekti nr 2: Projekte themelore për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në pullaze në objekte publike:

  • Përgatitija e Projekteve themelore për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objekte publike në Komunat e rajonit (nga 25 deri në 38 Projekte themelore në mvarësi nga madhësia e objektit)
  • Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë; Ruajta e kualitetit të ajrit; Zvogëlimi i shpenzimeve të energjisë elektrike në objektet publike.

 

 

Propozim projekti nr 3: Projekt themelor për ndërtimin e azilit për pleq dhe cost-benefit analizë

Qëllimet e projektit:

  • Përmirësimi i kualitetit të jetesës për personat e moshuar në rajonin planor Jugperëndimor, përkatësisht përmirësimi i statusit të tyre socio-ekonomik, qasja e resurseve në ambientin jetësor dhe integrimi në ambientin shoqëror

 

Në datë 18.07.2018 është caktuar mbledhja e Këshillit rajonal ku pritet të sillet vendimi përfundimtar  për propozim projektin prioritar me të cilin Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor do të aplikojë për mjete nga Shema e granteve.

 

 

_DSC0074.JPG _DSC0070
_DSC0077

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor