Promovimi i zgjërimit të aplikacionit „SW MACEDONIA ATTRACTIONS“

Ohër, 5.06.2018.     Para përfaëqsuesve të sektorëve për zhvillim lokal ekonomik, turizëm dhe transport nga Komunat e Ohrit dhe Strugës, sot në Komunën e Ohrit, u bë prezantimi i Android aplikacionit të zgjëruar "SW Macedonia Attractions", e cila i kushtohet vizitorëve që vijnë në Rajon, dhe me qëllim që të prezantohet trashëgimia e pasur kulturore dhe natyrore, si dhe mundësitë për rekreacion.

 

Aplikacioni, të cilin e përgatiti Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në bashkëpunim me ekipin e GDi Net nga Shkupi, prezantuan mbi 100 lokalitete të rëndësishme turistike nga nëntë komunat e Rajonit, të zhvilluara në GIS platformë me harta reale - të ndryshme, me qëllim që vizitorët më lehtë të arrijnë në lokacionin e përcaktuar. Çdo atraksion është i prezantuar me tekste dhe fotografi informative adekuate, me çka vizitorët mund të krijojnë rrugëtime dhe vizita të lokacioneve sipas dëshirës së tyre, pa angazhuar udhëzues. Për atë, në aplikacion, është përpunuar edhe modul për transportin lokal deri te vendet e rëndësishme turistike, me oraret e transportuesve.

 

Përveç asaj, vizitorët, kanë një mundësi të rrallë që të njihen edhe me mundësitë për aktivitetet alternative turistike, si ecja, alpinizmi, spaleologjia, çiklizmi, gjuetia dhe peshkimi.

 

Aplikacioni përmban edhe kalendar të evenimenteve më të rëndësishme kulturore të cilat gjatë gjithë vitit organizohen në Rajon. Ky mjet i ri, e cila ka mundësi për zgjërim me përmbajtje të reja plotësuese, dhe me qëllim që të kryhet preznatimi i tërësishëm i potencialeve turistike të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, është pa pagesë dhe të gjithë shfrytëzuesit e telefonave 'smart' të cilët funksionojnë me platformën Android mund ta marrin nga Play Store.

 

 

Android_1.jpg Android_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor