Nxitja e zhvillimit të barabartë rajonal

Shkup, 13 prill 2018      Rreth dhjetë milion denarë, të siguruara nga qeveritë e Zvicrës dhe Maqedonisë, gjatë këtij viti, do të investohen në tetë rajonet planore në shtet me qëllim që të nxitet zhvillimi i turizmit, ambienti jetësor, infrastruktura e biznesit, si dhe inkluzioni social. Për atë qëllim të premten në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale ministri Suhejl Fazliu dhe udhëheqësit e qendrave për zhvillim të tetë rajoneve planore i nënshkruan Marrëveshjet për financimin e aktiviteteve për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal.

 

- Orientimi i donatorit dhe Ministrisë së vetëqeverisjes lokale është të mbështeten projekte infrastrukturore të cilat do të munden shpejt të prodhojnë efekte, si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale, me të cilat do të mund të aplikohet në fonde tjera, theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, i cili, e theksoi pjesëmarrjen e qytetarëve si një qasje e re në planifkimin e prioriteteve rajonale.

 

Në periudhën që vijon në nivel të rajonit planor JUGPERËNDIMOR do të organizohen tre sesione, përkatësisht forume me aktorë të rëndësishëm nga rajoni, me çka përmes qasjes inkluzive do të përcaktohen prioritetet rajonale, si rezultat i të cilave qytetarët të cilët do të marrin pjesë në forume do të vendosin se cili projekt në rajonin planor do të financohet në fazën e ardhshme, dhe për të cilin janë siguruar mjete me përkrahje të qeverive të Zvicrës dhe Maqedonisë, theksojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

 

Në pajtim me marrëveshjen, në rajonin planor Jugperëndimor do të investohen rreth 100 mijë euro me të cilat do të nxitet ndërgjegja për qasje të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve rajoanle, përmes përfshirjes jo vetëm të institucioneve lokale, por edhe qytetarëve për zgjidhjen e çështjeve prioritare nga katër sferat prioritare. Me marrëveshjen është paraparë të mbëshhtetet edhe një projekt në lartësi prej 30 mijë euro, dhe i cili do të dalë nga Strategjia për inovacione, përkatësisht nga Plani aksionar i këtij dokumenti rajonal.

 

Të premten, Ministri Suhejl Faziu dhe udhëheqësit e qendrave për zhvillim të tetë rajoneve planore i nënshkruan edhe Marrëveshjet me të cilat gjatë vitit të ardhshëm do të financohen aktivitetet e Biznes qendrave të cilat funksionojnë në kuadër të çdo qendre rajonale, kryesisht për të dhënë shërbime konsulente për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 

 

Dogovor_SDC_Jugozapaden_2.jpg Dogovor_SDC_Jugozapaden_1
Dogovor_SDC_Jugozapaden_3

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor