IPARD programi

Strugë, 28.03.2018

Për përmirësimin e infrastrukturës lokale në zonat rurale në Maqedoni, për komunat, ka në dispozicion 7 milion euro të siguruara përmes IPARD programit, e cila pritët të aktivizohet gjatë muajit qershor, përmes shpalljes së thirrjes së parë. Këtë sot e theksoi Igor Troshanski nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, në info sesionin, me përfaqësues nga nëntë komunat e rajonit planor Jugperëndimor, e organizuar nga ana e Qendrës për zhvillim.

 

Sipas fjalëve të Troshanski mjetet mund të shfrytëzohen për zhvillim të infrastrukturës rurale, përmes përmirësimit të rrjetit lokal rrugor, sistemet e ujësjellësit, rrjetet e kanalizimit, si dhe intervenime tjera (rregullimi i shesheve, tregjeve, parqeve dhe tjera) me qëllim që të përmirësohen kushtet në vendbanimet deri në 10.000 banorë.

 

Shfrytëzuesit e mjeteve mund të jenë komunat të cilët në periudhën e ardhëshme duhet të përgatisin dokumentacion teknik solid që do të jetë kusht kryesor për marrjen e grantit. Gjatë kësaj, siç theksoiTroshanski, komunat duhet mjetet për realizimin e projekteve t'i avansojnë, dhe pas përmbylljes së projektit do t'i marrin mbrapa.

 

Përmes IPARD programit, në periudhën e ardhëshme programore, komunat kanë në dispozicion rreth 60 milionë euro për realizimin e kësaj mase.

 

 

Pjesa më e madhe e të pranishmëve, mes të cilëve edhe disa kryetarët të komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, theksuan se komunat e vogla, por edhe ato me llogari të bllokuara, nuk do të kenë mundësi t'i shfrytëzojnë mjetet e kësaj Programe. Si shkak kryesor u përmendën buxhetet e vogla të Komunave, pa mundësia për të avansuar mjete të mëdha, si dhe rregullat rigoroze nga Brukseli të cilat nuk u japin mundësi komunave me llogari të bllokuara të kenë qasje në këtë Program.

 

Info sesioni i sotshëm ishte me qëllim të ballafaqimit të problemeve kryesore të cilat i kanë komuat me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve, dhe me qëllim që të ngritet niveli i shfrytëzimit të mjeteve, që si grante, janë siguruar për Maqedoninë nga ana e Bashkimit Evropian.

 

 

 

 

Ipard_Info_3.jpg Ipard_Info_2
Ipard_Info_1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor