Sistem fotovoltaik për çerdhen „Planinski cvet“

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në datë 21 nëntor e lëshoi në përdorim termocentralin e IPKF "Planinski cvet" në Komunën e Vevqanit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit rajonal "Objekte me efikasitet energjetik në rajonin planor Jugperëndimor" e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal, që realizohet në vitin aktual.

 

Në projekt janë të përfshirë gjashtë komuna me më shumë objekte publike, si çerdhe, shkolla dhe objekte tjera mbi të cilat kryhen më shumë intervenime me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik i objekteve, dhe për çka janë ndarë rreth 15 milionë denarë nga Buxheti i RM për projektin rajonal që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Çerdhja e fëmijëve në Vevqan është objekti i parë në rajonin planor Jugperëndimor, por ndoshta edhe në gjithë shtetin që përfiton instalim fotovoltaik për prodhim të energjisë elektrike me çka zgjidhen nevojat ditore të institucionit. Përkatësisht, NË IPKF Planinski cvet në Vevqan janë vendosur 16 panel, të cilët në ditë do të prodhojnë 4 kilovat energji elektrike, me çka në nivel vjetor në masë të madhe do të zvogëlohen pagesat ndaj EVN për energjinë elektrike të shpenzuar, përkatësisht të njëjtat do të jenë minimale.

 

Vitin e kaluar, përmes projektit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kopshtin e fëmijëve në Vevqan u instaluan dy sisteme për ujë të ngrohtë, ashtu që mund të thuhet se niveli i kursimeve në këtë objekt u përmirësua dukshëm. Përveç asaj, janë përmirësuar kushtet e punës për të punësuarit dhe rreth 60 fëmijëve të cilët gjatë ditës qëndrojnë në kopësht.

Me rastin e lëshimit në përdorim të sistemit në kopshtin e fëmijëve në Vevqan, fjalë përshëndetësie kishte kryetari i Komunës së vevqanit, z-ri Sasho Jankoskidhe udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, z-nja Mirjana Lozanoska.

Projekti "Objekte me efikasitet energjetik në rajonin planor Jugperëndimor" realizohet në komunat e Ohrit, Strugës, Debërcës, Vevqanit, Kërçovës dhe Qendër Zhupës.

 

 

cerdhe vevcan 2017 - 1.jpg cerdhe vevcan 2017 - 3
cerdhe vevcan 2017 - 2 cerdhe vevcan 2017 - 4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor