Rikonstruktimi i kopshtit të fëmijëve „Razvigorqe“

Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, këto ditë, e përfundoi rikonstruktimin e kopshtit të fëmijëve Razvigorqe në Ohër me çka në masë të madhe janë përmirësuar kushtet për qëndrim të fëmijëve, si dhe për punë të personelit në këtë institucion.

 

Janë investuar rreth 2,4 milionë denarë për ndërtimin e termofasadës, janë ndërruar dyert dhe dritaret e vjetra me ë reja nga PVC materiali, janë kryer intervenime edhe në toaletet dhe saniteritë, kuzhinë dhe korridore me vendosjen e pllakave të reja, si dhe intervenime tjera të vogla në brendësinë e objektit. Me rreth 600 mijë denarë, që i siguroi Komuna e Ohrit dhe Kopshti i fëmijëve "Jasna Risteska", paralelisht, u kryen intervenime për ndërrimin e instalimit të kanalizimit.

 

Nga Qendra për zhvillim, theksojnë se përveç përmirësimit të kushteve, me rikonstruktimin do të arrihen efekte të mëdha në kursimin e energensëve për ngrohje, ulje e shpenzimeve materiale që duhet të ndahen për këtë qëllim, dhe do të ndikojë në uljen e ndotjes në përgjithësi në atmosferë dhe në emetimin e gazrave të qelqta.

 

Këtë vit me përmirësimin e efikasitetit energjetik në objektet publike në shtatë nga nëntë komunat, që bëjnë pjesë në rajonin planor JUGPERËNDIMOR, janë shpenzuar rreth 16 milionë denarë, përmes projekteve që i realizon Qendra për zhvillim të rajonit, në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes lokale. Intervenime kryhen në Strugë, Kërçovë, Vevqan, Qendër Zhupë dhe Debërc, dhe së shpejti pritet që të gjitha objektettë vëndohen në funksion.

 

Vitet e fundit, për shkak të interesit të komunave, janë investuar mjete në rritjen e efikasitetit energjetik në objektet publike. Siç theksojnë nga Qendra për zhvillim për këtë qëllim janë ndarë më shumë se 30 milionë denarë nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal.

 

 

 

cerdhe oher 2017 - 1 cerdhe oher 2017 - 2
cerdhe oher 2017 - 3 cerdhe oher 2017 - 4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor