Seanca e tretë e Këshillit për zhvillim

Këshilli për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, sot, e mbajti seancën e tretë në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan Raporti për shkallën e realizimit të Programit për zhvillim të Rajonit për vitin 2017, si dhe Planin aksionar për punën e Qendrës për zhvillim për vitin aktual. Në raport me realizimin e Programit për zhvillim u theksua se, përmes formave të ndryshme të veprimit, me çka në vend të parë janë aktivitetet e projekteve të realizuara, rëndësi i është kushtuar edhe katër qëllimeve strategjike dhe prioriteteve nga Programi. Në atë drejtim, nga ana e Qendrës për zhvillim, por edhe komunave që bëjnë pjesë në Rajon, numri më i madh i aktiviteteve të realizuara janë nga sfera e arsimit, zhvillimit social, si dhe mbrojtja e ambientit jetësor. Ekipi i Qendrës për zhvillim, përveç projekteve që janë miratuar nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal, përkatësisht Ministrisë për vetëqeverisje lokale, në vitin 2017, realizoi projekte të përkrahura nga Agjencioni për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe projekte që u pranuan nga bashkësia e donatorëve, përkatësisht UNDP. Shuma e përgjithshme e mjeteve të investuara përmes Qendrës për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, në komunat, është më shumë se 20 milionë denarë.

 

Sa i takon punë për këtë vit, u theksua se, në partneritet me komunat e Rajonit, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, do të realizojë aktivitete në katër qëllimet strategjike nga Programi. Interes më të madh, nga komunat, është shprehur për qëllimin strategjik të parë - rritja e shkallës së rritjes ekonomike në Rajon, si dhe në sferën e mbrojtjes së ambientit jetësor. Gjegjësisht, në katër qëllimet strategjike pritet që të investohen rreth 400 milion denarë, me çka drejtpërdrejtë përmes Qendrës për zhvillim do të implementohen projekte në lartësi prej 40 milion denarë, ndërsa pjesa tjetër i takon projekteve nga vetë Komunat.

 

Në seancën e sotme, u konstitua Bordi i ri rajonal për menaxhim me mbeturina, në të cilin anëtarë janë kryetarët e 9-të Komunave nga Rajoni, ndërsa për president u zgjodh Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.

Në seancë u shqyrtuan edhe çështje tjera aktuale nga zhvillimi rajonal.

 

Sovet3_1 Sovet3_2
Sovet3_3 Sovet3_4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor