Prezantimi i IPA para Këshillit për zhvillim të RPJP

Më lejoni në fillim të Ju faleminderohem për prezencën tuaj në këtë takim, sepse me pjesmarrjen tuaj ju kontribuoni në promovimin e prespektivës evropiane, si një nga segmentet më të rëndësishme të procesit të eurointegrimeve. Si  Koordinator nacional për IPA fondet, sot në këtë takim të Këshillim për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, bashkarisht me ekipin për shpërndarjen ndihmës së jashtme në Sekretariatin për çështje evropiane, do të prezantoj gjendjen aktuale, mundësit për financim të projekteve të dedikuara për vetëqeverisjen lokale me mjete nga fondet evropiane. Këtë e theksoj, Bujar Osmani, zëvendës Kryeministër i Qeverisë së RM për çështje evropiane, në takimin e sotshëm të kryetarëve të komunave të rajonit planor Jugperëndimor të mbajtur në Strugë.

 

Disa herë e kam përsëritur, tha Osmani, se përafrimi me Unionin Evropian, nuk do të thotë vetëm zbatimin e reformave, dorëheqje dhe krijimin e kompromiseve, por përafrimi me Unionin Evropian dmth edhe përafrim kah standartet dhe vlerat evropiane. Ky segment i kushtëzuar i dytë është më i rëndësishmi për qytetarët, sepse përafrimi me rregullat dhe standardet evropiane nënkupton tregti të lirë, prosperitet ekonomikë, investime në infrastrukturë, investime në hapjen e vendeve të reja të punës, arsim më cilësor, ose përafrimi kah Unionin Evropian dmth jetë më cilësore për qytetarët dhe përafrimi i standarteve tona me ata të vendeve anëtare të Unionit.

 

Për zbatimin e këtyre perspektivave evropiane, është e nevojshme  të arrim  bashkëpunim aktiv mes qeverisë qendrore dhe komunave, tha Bujar Osmani, me qëllim që të mundemi bashkarisht ti realizojmë investimet kapitale të cilat vijnë nga buxheti qendror, por edhe për të përmirësuar kapacitetin për apsorbimin e  mjeteve nga IPA fondet, fondeve nga ndihma bilaterale për Maqedoninë. Gjegjësisht, përmes IPA instrumentit, rreth 600 milionë euro,  mjete të pakthyeshme nga vendet e Unionint Evropian,  janë vënë në dispozicion të Republikës së Maqedonisë për një periudhë  shtatë vjeçare. Kësaj duhet ti shtohen edhe fonde të tjera të UE-në dhe fondet nga donatorët bilateral,  me të çka janë hapur mundësi shtesë  për mjete financiare si mundësi në ndihmë  për  Republikën e Maqedoninë, dhe këtu komunat duhet të jenë të përfshihen me projekte për thithjen e tyre.

 

Përveç kësaj,  duhet nevojat e komunave, më së miri që munden, të përgatiten  për shfrytëzimin e fondeve të mëdha evropiane - të përgatisin dhe të aplikojnë  me projekte serioze  dhe që janë me interes strategjikë.

 

Një nga programet më të rëndësishme për marrjen e mjeteve të pathyeshme nga ndihmat e jashtme është mundësia prej programit për bashkëpunimit ndërkufitar. Komuna, nga rajoni planor Jugperëndimor, në bashkëpunim me rajonet ndërkufitare me Republikën e Shqipëris dhe Republikën e Greqisë kanë mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, dhe me atë, në mënyr direkte të kontribuohet për përmirësimin e mirëqënies së qytetarëve nga të dy anët e kufirit.

 

Përveç bashkëpunimit ndërkufutar, ekziston edhe mundësia e pjesmarrjes së komunave me propozime për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në territorin e tyre, të cilat përveç përftimit direkt ekonomik në konteksin e angazhimit të kompanive lokale dhe punësimit, dmth edhe krijimin e kushteve dhe potencialeve për ngritjen e zhvillimit ekonomik lokal.

 

Gjithashtu, këtu ekziston mundësia e komunave të sigurojnë pjesmarrje dhe realizim të aktiviteteve të cilat përfaqësojn ndihmë direkte për zhvillimin e burimeve njerëzore si dhe mbështetje gjatë vetpunësimit, zbatimi i masave aktive për punësim, si dhe mbështetje të grupeve të rrezikuara për përfshirjet e  tyre sociale në nivel lokal, tha në fund të fjalimit të tij para kryetarëve të komunave të rajonit planor Jugperëndimor, Bujar Osmani, zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane.

 

Në takim, administrata e Sekretariati për çështje evropiane bënë prezantimin e mundësive për financim nga ana e UE, ndërsa si aplikues mund të paraqiten komunat e Rajonit.

 

 

Osmani_1.jpg Osmani_4
Osmani_2 Osmani_3

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor