Dritare dhe dyer të reja për nevojat e Komunës së Kërçovës

Në datë 17 nëntor të vitit 2017, përmes projektit të financuar nga Byroja për zhvillim rajonal, Qendra për zhvillim të RPJP, në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës, përfundoi me aktivitetet për furnizim dhe montim të dritareve dhe dyerve të reja nga PVC për nevojat e ndërtesës së re të Komunës së Kërçovës. Objekti, vitet e kaluara ishte jashtë përdorimi dhe nuk kishte ushte elementare për punë, ashtu që me projektin ishte përfshirë pjesa e dyerve dhe dritareve.

 

 

Këtë vit në përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike në shtatë nga nëntë komuna, të cilat bëjnë pjesë në rajonin planor JUGPERËNDIMOR, janë investuar rreth 16 milionë denarë, përmes projekteve që i realizon Qendra për zhvillim nga rajoni, në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes lokale. Intervenime kryhen në Strugë, Kërçovë, Vevqan, Qendër Zhupë dhe Debërc, dhe së shpejti pritet që të gjitha objektet të vendosen në funksion.

 

 

Vitet e kaluara, për shkak të interesit të komunave, mjete të konsiderueshme janë investuar në ngritjen e efikasitetit energjetik të objekteve publike. Siç theksojnë nga Qendra për zhvillim për këtë qëllim janë ndarë mbi 30 milionë denarë nga Programet për zhvillim të barabartë rajonal përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal.

 

 

 

kercove pvc 2017 - 2 kercove pvc 2017 - 4
kercove pvc 2017 - 3 kercove pvc 2017 - 5

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor