Rajoni do të bëhet me toalete publike

Më së voni deri në mes të muajit dhjetor Komuna e Ohrit, Vevqanit dhe Qendër Zhupës, si destinacione më të vizituara turistike në rajonin planor Jugperëndimor, do të pajisen me toalete publike, të cilat do të vendosen në lokacionet më të vizituara në këto komuna. Operatori ekonomik i cili e fitoi furnizimin publik për përgatitjen e kontejnerëve sanitarë - Tane 2007 SHPKNJP Ohër, ka filluar me punë, me çka, me personat përgjegjës në komuna është bërë inspetimi i lokacioneve, dhe në periudhën e ardhshme pritet, nga komunat, të sigurohen kyçjet e nevojshme për energji elektrike, ujësjellës dhe rrjetit të kanalizimit.

 

Nga Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, i cili është bartës i projektit, theksojnë se me kryetarët e të tre komunave të artëpërmendura janë përcaktuar të gjithë detajet dhe nuk do të ketë probleme më serioze në realizimin e projektit. Ashtu që, në Ohër, në afërsi të QT "Amam" do të vendoset kontejner me tre module të toaleteve bashkëkohore, ndërsa tek parkingu tek Porta e Lartë me dy module. Në Vevqan është vendosur të jetë në afërsi të vendit më të vizituar Burimet e Vevqanit, ndërsa në Qendër Zhupë në qendër të komunës.

 

Në periudhën e ardhëshme do të zgjidhen edhe dilemat për mënyrën e funksionimit të toaleteve publike, përkatësisht sistemi i pagesës, si dhe menaxhimi me toletet publike, duke marrë parasysh raportin e papërgjegjshëm ndaj të mirave publike.

 

Katër kontejnerë sanitar janë në vlerë prej rreth 2 milionë denarë, mjete që janë siguruar përmes Programit për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal, për projektin qe e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2017. Nga Qendra, theksojnë, se nëseka interes nga komunat, mund të sigurohen toalete publike shtesë, me çka do të kontribuojmë në tejkalimin e këtij problemi serioz që kanë qendrat turistike të rajonit.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor