Marrëveshje për përkrahje financiare të Biznes qendrave për vitin 2016

Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Biznes Qendrat nga tetë rajonet planore, në datë 27 maj, në Shkup, nënshkruan marrëveshje për përkrahje financiare të Biznes qendrave për vitin 2016 me të cilin parashikohet Ministria të ndajë 3,2 milionë denarë për financimin e tyre, përkatësisht nga 400 mijë denarë për secilin.

 

- Ideja e MVL për zgjerimin e veprimtarisë së Qendrave për zhvillim dhe afrimi i tyre kah shoqëria e biznesit rezultoi me vendosjen e biznes qendrave në tetë rajonet planore në vitin 2014. Ato sigurojnë informacione për zonat ekzistuese industriale në rajon dhe karakteristikat dhe mundësitë e që i ofrojnë, bazë të dhënash për institucionet dhe kompanitë rajonale që ofrojnë shërbime për zhvillim të sektorit privat, bazën elektronike me të dhëna për lokacionet greenfield dhe brownfield, evente informative me çështje që kanë ndikim mbi biznes sektorin, njohja me programet nacionale dhe ato të BE-së për përkrahje të sektorit privat dhe zhvillim ekonomik, dhe që dalin nga masa konkrete të Qeverisë.

 

Në fillim projekti ishte i mbështetur nga UNDP, ndërsa tash do të vazhdojë të funksionojë me mbështetje të Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ.

 

Qëllimi i Qeverisë dhe MVL është, në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe biznes sektorin, të rritet konkurrenca e komunave dhe rajoneve planore dhe të tërhiqen investitorë përmes lehtësimit të qasjes deri te institucionet dhe deri te shërbimet, theksoi Elezi  dhe shtoi se në periudhën e ardhëshme përkrahja e Biznes qendrave do të fokusohet në përgatitjen e strategjive për invovacione. E ardhmja e zhvillimit është tek inovacionet, ndërsa qendrat janë ato që duhet të shfrytëzojnë potencialet e rajoneve planore në mënyrë sa më inovative dhe t'i hapin dyert për investitorë më të mëdhenj dhe në atë mënyrë të sigurohet zhvillim më i barabartë rajonal, theksoi Elezi.

 

Benxhamin Mor nga GIZ theksoi se sektori privat është lëvizësi i zhvillimit ekonomik dhe për atë shkak duhet të kihet parasysh për nevojat e shoqërisë së biznesit. Në periudhën e ardhëshme do të ballafaqohemi me shumë sfida dhe duhet të gjejmë mënyrë për zhvillim rajonal më efikas. Para asaj duhet të kemi parasysh se sektori privat është lëvizësi i rritjes ekonomike, theksoi Mor. Ai theksoi se duhet të gjendet mënyrë që të anashkalohet hendeku në mes biznes sektorit, shoqërisë akademike dhe shoqërisë së qytetarëve dhe të përcaktohet gjithçka që mund të bëhet me atë.

 

Me përkrahjen e GIZ do të realizohet nga një pilot masë, në sferën e inovacionit, në secilin rajon planor për çka janë siguruar rreth 9.000 euro.

 

 

27.05.2016_2 27.05.2016_1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor