Projekte rajonale

Strugë, 3 maj 2017  Me 16,5 milionë denarë nga buxheti qendror do të financohen dy projekte të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, nga të cilat, me njërin, do të përmirësohet efikasiteti energjetik në objektet publike në shtatë komuna që i takojnë Rajonit, ndërsa me të dytin do të përmirësohen shërbimet në zonat turistike, përmes vendosjes së pajisjeve komunale, përkatësisht toalete publike në katër komuna. Marrëveshjet për realizimin e projekteve u nënshkruan dje në Shkup në Byronë për zhvillim rajonal, dhe të njëjtat duhet të realizohen deri në fund të vitit. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve ishte e pranishme edhe ministrja e vetëqeverisjes lokale Shiret Elezi, drejtori i Byrosë për zhvilim rajonal Xhemail Elmazi dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Biljana Cvetanovska-Gugoska.

 

- Në rajonin planor Jugperëndimor me mjetet do të realizohen projekte infrastrukturore në komunat e Ohrit, Strugës, Kërçovës, Vevqanit, Qendër Zhupës, Dibrës dhe Debërcës. Bëhet fjalë për objekte publike (katër shkolla, dy çerdhe për fëmijë dhe tri objekte administrative në pronësi të komunave) në të cilat do të përmirësohet efikasiteti energjetik përmes rikonstruimit të tyre të tërësishëm, ndërrimi i dyerve dhe dritareve të vjetra, izolimi i fasadave dhe instalimi i sistemeve për ngrohje. Me projektin e dytë do të përmirësohen shërbimet në mjediset turistike, përmes vendosjes së toaleteve publike në Ohër, Strugë, Vevqan dhe Qendër Zhupë, theksoi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor Mirjana Lozanoska.

 

Dje në Byronë për zhvillim rajonal u nënshkruan marrëveshjet për 19 projekte më të mëdha për zhvillim të rajoneve planore me vlerë prej 110 milionë denarë, mjete që nga buxheti nacional shtetëror ndahen për programin për zhvillim rajonal të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale. Pjesa më e madhe e projekteve janë të kushtuara përmirësimit të infrastrukturës, dhe me qëllim që të arrihet zhvillim më i barabartë në Rajon.

 

-Qeveria është e përkushtuar fuqishëm për zhvillimin e barabartë rajonal dhe nga viti në vit mjetet që investohen në Programin në vazhdimësi rriten. Gjithsej 60 projektet e miratuara, zonat me nevoja specifike zhvillimore dhe për fshatrat do të rrisin standaradin e jetesës së qytetarëve dhe në atë mënyrë do të sigurohet zhvillim ekonomik më i shpejtë dhe stabil në RM, theksoi MinistrjaShiret Elezi, e cila mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të projekteve rajonale të miratuara të qendrave për zhvillim në vitin 2017.

 

 

 

БРР-Дог-1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor