Mirjana Lozanoska rizgjidhet udhëheqëse e Qendrës për zhvillim

Strugë, 16.08.2017  Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në seancën e sotëshme, e rizgjodhi Mirjana Lozanoskën për udhëheqëse të Qendrës për zhvillim, organ i cili është i përkushtuar zhvillimit të projekteve me të cilat inicohet zhvillimi rajonal. Kryetarët e nëntë Komunave të cilat bëjnë pjesë në Rajon ishin njëzëri në vlerësimet se Lozanoska meriton ta marrë mandatin e tretë sepse tregon përkushtim të lartë në punë, dhe pa favorizime, të gjithë komunat e rajonit planor Jugperëndimor, kanë qasje në projektet rajonale, të financuara nga burime të brendshme dhe ndërkombëtare.

 

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në vijim realizon disa projekte të mëdha me vlerë prej 20 milionë deanrë, me të cilat kryesisht përmirësohet efikasiteti energjetik në objektet publike në komuna dhe përmirësohet infrastruktura turistike në Rajon.

 

 

MLozanoska.jpg

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor