GRANTE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME PËRMES FONDIT PËR INOVACIONE

Ohër 8 prill, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, në datë 8 prill, në hotelin Ineks Gorica në Ohër, organizuan info sesion për thirrjen e katërt e Fondit për instrumentet - grante të kofinancuara për shoqëritë tregtare të themeluara të reja start-up dhe spin-of, dhe grante të kofinancuara dhe huazime të kushtëzuara për komercializim të inovacioneve.

 

-          Përmes instrumenteve të përmendura, aplikuesit mund të marrin 30.000, përkatësisht 100.000 euro të pakthyeshme, me qëllim që përmes projekteve të propozuara mund ta nxisin nivelin e inovacionit me kërkime dhe zhvillim, ta thellojnë bashkëpunimin në mes sektorit të NVM dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe format e tjera të bashkëpunimit për komercializim të inovacioneve, theksoi Katarina Kreqeva, këshilltar në departamentin për përgatitjen e programeve nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

 

Qëllimi i info takimit ishte të japen informacione më detajike për fazën e aplikimit, shpjegimin e kriteriumeve, informacione për përgatitjen e buxhetit dhe për Rregulloren e instrumenteve. Për përgatitjen e buxhetit, si pjesë e rëndësishme e paketës së aplikacionit, para të pranishmëve foli Nikolla Kllopqevski, Bashkëpunëtorë i Lartë në departamentin për financa dhe kontabilitet në FIZHT.

 

- Thirrja e katërt është e hapur deri në datën 3 maj të këtij viti, dhe kjo është një mundësi e mirë që të nxiten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Rajoni të zhvillojnë projekte të cilat do ta përmirësojnë konkurrencën e tyre dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë në rajonin planor Jugperëndimor.


Info sesioni ishte i hapur për të gjithë subjektet e interesuara për marrjen e informatave për grantet që shpërndahen nga ana e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, përmes instrumenteve të hapura për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe start-up.

 

Инфо-ФИТР-1 Инфо-ФИТР-2
Инфо-ФИТР-3 Инфо-ФИТР-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor