Regjistri i potencialeve

Strugë, 23 mars 2017 Në kuadër të komunave që bëjnë pjesë në rajonin planor Jugperëndimor, posaçërisht në zonat rurale, janë identifikuar më shumë se 25 lokalitete ku mund të zhvillohen lloje selektive ose alternative të turizmit dhe aktivitete tjera rekreative. Kjo u theksua gjatë promovimit të Regjistrit të potencialeve për zhvillim të turizmit rural në rajonin planor Jugperëndimor, që u mbajt në Strugë, si manifestim përmbyllës në kuadër të projektit "Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet në nivel lokal", përkrahur nga Zyra e UNDP në Shkup dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale. Praktikisht, me përgatitjen e Regjistrit, qëllimi ishte të gjenden dhe krijohen produkte dhe shërbime inovative të cilat do të tërheqin numër më të madh të turistëve, sepse ajo në një farë mënyre është edhe trend botëror në lëvizjet e turistëve.

 

Regjistri i potencialeve për zhvillim të turizmit rural u përgatit gjatë një procesi të gjerë dhe participativo-konsultues me aktorë të rëndësishëm të Rajonit, theksoi Marijan Stepankoski nga Fondacioni PREDA plus nga Prilepi, në bashkëpunim me ekspertët turistik dhe ekipin e Qendrës për zhvillim të RPJP e përgatitën dokumentin e lartë përmendur.

 

Procesi u zhvillua duke bashkëpunuar me të gjithë palët e prekura, përmes përfshirjes së institucioneve publike lokale dhe rajonale, sektorin e biznesit, dhe veçanërisht përfaqësuesit të cilët ofrojnë shërbime dhe produkte turistike, dhe nënkuptohet shoqëria civile si një lidhje e rëndësishme në të gjithë procesin. Në prezantim u theksua se rajonin planor Jugperëndimor është rajoni më i rëndësishëm turistik në shtet, me potencialin më të madh për përparim dhe zhvillim. Gjatë kësaj u theksua se duhet të bëhet diversifikimi, përkatësisht zgjerimi i ofertës turistike përmes krijimit të produkteve dhe shërbimeve inovative turistike, për atë Regjistri paraqet lidhje të rëndësishme për anët e rëndësishme të Rajonit.

 

Në përgatitjen e Regjistrit të potencialeve për zhvillim të turizmit rural morën pjesë edhe ekspertë nga Fakulteti i turizmit dhe hotelerisë nga Ohri. Asistenti, Mihail Risteski duke folur në prezantim theksoi se mendimi i tyre profesional ka kontribuar të thjeshtohet procedura e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave për përgatitjen e regjistrit.

Turizmi rural nuk është i zhvilluar deri në atë shkallë që pritet, veçanërisht në rajonin planor Jugperëndimor, ndryshe më i zhvilluari në aspekt turistik në shtet. Fshatrat ose zonat rurale janë pothuajse të braktisura, me aktivitet të ngecur ekonomik, ka migrim të madh nga ato zona drejt qendrave të mëdha, ose jashtë shtetit, duke çuar në shkatërrimin e këtyre hapësirave. Në një situatë si kjo, normalisht që zhvillimi i turizmit rural do të ndikojë pozitivisht në parandalimin e trendit të migrimit, dhe zvogëlimit të shkallës së lartë të papunësisë me të cilën ballafaqohet Rajoni.

 

Në pjesën aksionare të Regjistrit janë përcaktuar dhe prioretizuar rreth 25 lokacione atraktive ku mund të zhvillohet turizmi rural në 9-të komunat e rajonit planor Jugperëndimor. Lokalitetet dhe objektet e përcaktuara, për komunat që i takojnë rajonit, përfaqësojnë aktivitet bazik nxitës për zhvillim të ardhshëm. Gjithashtu, duhet të theksohet se resurset rurale-turistike të përcaktuara mund të vendosen në funksion plotësues të mundësive për zhvillim të llojeve tjera të turizmit.

 

Regjistri i potencialeve për zhvillim të turizmit rural filloi të përgatite vitin e kaluar. Nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor theksojnë se po punohet shumë me qëllim të identifikohen dhe realizohen një numër më i madh i pilot aktiviteteve të cilat janë përcaktuar në këtë dokument strategjik. Në periudhën e kaluar, përmes bashkëpunimit me Zyrën e UNDP-Shkup dhe Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, janë investuar mbi 50.000 euro për nxitjen e turizmit rural në rajonin planor Jugperëdnimor.

 

 

registar na potenciali 5 registar na potenciali 3
registar na potenciali 1 registar na potenciali 4
registar na potenciali 2 registar na potenciali 6

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor