Rrjeti për zhvillim inkluziv rajonal

Strugë, 29 dhjetor 2016 - Në Strugë, në hotelin Mirazh, u mbajt takimi konstituiv i Rrjetit për zhvillim rajonal inkluziv, e cila është përgjigje ndaj sfidës që të arrihen qëllimet e Strategjisë nacionale për zhvillim rajonal, me çka fokusi kryesor është i drejtuar kah zhvillimi ekonomik të zonave rurale në RPJP. Për kryetar të rrjetit është zgjedhur Mirjana Lozanoska, udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, ndërsa për zëvendës kryetar Aleksnadër Jovanoski, nga klasteri EDEN.

 

Gjatë takimit punues, pëveç anëtarëve të rrjetit, morrën pjesë edhe Biljana Cvetanovska Gugovska, sekretar shtetëror në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Aneta Dimovska, sekretar shtetëror në Ministrinë e ekonomisë dhe Igor Trajkovski, kryetar i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Gjatë kësaj u theksua se me themelimin e rrjetit, pritet, që të përmirësohet edhe realizimi i politikave të ndërmarra për decentralizim të cilat kanë të bëjnë me zonat rurale dhe vendbanimet rurale. Me fjalë të tjera, rrjeti për zhvillim inkluziv do të mundësojë mbështetje për komunat dhe palët e tjera të interesuara (shoqatat joqeveritare, operatorët ekonomik, odat ekonomike, turoperatorë, shoqatat e punëtorëve turistik dhe të tjerë) në rajonin planor Jugperëndimor për menaxhim më efikas dhe më efektiv të zhvillimit rural.

 

Në rrjetin ëshë kyçur sektori publik, privat dhe ai joqeveritar të cilët si akterë relevant do të ndihmojnë në ripërtëritjen ekonomike dhe zhvillim të zonave rurale në rajonin planor Jugperëndimor.

 

Në takim u miratua edhe Rregullorja për punë e Rrjetit për zhvillim inkluziv.

 

 

Struga_2.jpg Struga_1
Struga_3

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor