Rikonstruktimi i çerdhes

Në kuadër të manifestimeve të 7 Nëntorit, ditës së çlirimit të Ohrit, dje, në një ceremoni rasti, kryetari i komunës, Nikolla Bakraçeski, e lëshoi në përdorim objektin e rikonstruktuar të çerdhes së fëmijëve Jasna Risteska.

 

-Objekti i çerdhes së fëmijëve është i ndërtuar në vitin e largët 1972 dhe deri tani nuk janë kryer rikonstruktime më të mëdha. Pullazi ishte i ndërtuar nga konstruksion alumini i cili në shumë vende lëshonte ujë, fasada ishte nga tulla giteri, bëhej fjalë për një objekt jo efikas nga aspekti energjetik i cili edhe shumë rëndë ngrohej gjatë stinës së dimrit dhe duhet të shfrytëzohen edhe burime tjera për nxehje që të arrihet një temperaturë optimale në hapësirat ku qëndrojnë fëmijët dhe ku punojnë të punësuarit. Pjesë të rëndësishme në atë kishin edhe dyert dhe dritaret e vjetra nga druri të cilat njëzet vitet e fundit nuk janë rikonstruktuar, por edhe edhe sanitaret ishin në gjendje të keqe. Për atë shkak bashkë me Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e përcaktuam si prioritet për këtë vit të jektë pikërisht rikonstruktimi i kësaj çerdhe si pjesë e programit për ndërtim të objekteve efikase energjetike dhe mendoj që nuk gabuam dhe e bëmë zgjedhjen e duhur - theksoi kryetari i komunës Nikolla Bakraçeski gjatë manifestimit.

 

Qëllimi kryesor i rikonstruktimeve është të ulen shpenzimet gjatë punës, veçanërisht në pjesën e nxemjes së objektit, përmes shpenzimit, në rastin konkret, të lëndëve djegëse nga fosilet. Që të arrihet  e gjitha kjo, në këtë objekt publik, u kryen një numër më i madh i intervenimeve në pullaz, përmes ndërrimit të dyerve dhe dritareve me PVC dyer dhe dritare të reja, u riparuan toaletet, dhe si përfundim i gjithë objekti morri një fasadë termoizolike.

 

- Në këtë rast dua të theksoj se mjetet për rikonstruktimin janë dhënë nga ana e Qeverisë së republikës së Maqedonisë, nga buxheti nacional përmes programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal - theksoi Mirjana Lozanoska udhëheqëse e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, duke i përcjellë mirënjohje kryetarit Bakraçeski dhe vetëqeverisjes lokale për mbështetjen gjatë punës.

 

Aktivitetet në çerdhen e fëmijëve në Ohër janë pjesë e projektit rajonal "Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik në rajonin planor Jugperëndimor", aprovuar nga ana e Qeverisë së RM, përmes Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal, dhe që realizohet nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me komunat. Vlera e përgjithshme e projektit është 16,4 milion denarë, ndërsa intervenimet në Ohër kushtuan 3,5 milion denarë.


Realizues të ndërtimeve ishin Siti Logistik nga Shkupi dhe nën kontraktuesi Tane 2007 nga Ohri, të cilët punimet e kryera në çerdhen e fëmijëve në Ohër, i përfunduan në afatin e përcaktuar.

 

 

Gradina_1 Gradina_2
Gradina_3 Gradina_6
Gradina_4.jpg Gradina_5

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor