ANDROID APLIKACION PËR VLERAT TURISTIKE

Më 19 tetor, në hotelin Milenium Palas në Ohër, para përfaqësuesve të mediumeve dhe subjekteve tjera të interesuara, u prezantua Android aplikacioni "Southwest Macedonia Attractions", e cila, para së gjithash, vizitorëve u ofron informacione të nevojshme për rreth njëqind atraksione turistike në rajonin planor Jugperëndimor.

 

-Aplikacioni është mjet që do jetë në ndihmë të udhëzuesve dhe punëtorëve turistik dhe gjithashtu turistëve. Ato përmes "Play store" do të mund ta zbresin pa pagesë android aplikacionin dhe në atë mënyrë t'i shoqërojë deri te atraksionet kulturore, natyrore dhe turistike në Rajon" - theksoi Mirjana Lozanoska, udhëheqëse e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

 

Android aplikacioni është në gjuhën angleze dhe e përgatiti kompania e specializuar për IT "Gdi GISDATA" nga Shkupi. Aplikacioni përdor GIS harta, përmban kërkesë sipas komunave dhe kategorive, por ofron edhe mundësi për vlerësim të atraksioneve.

 

-Aplikacioni ofron përshkrim detal të çdo atraksioni dhe mundësi për rangim, me çka do t'ju mundësojë miqve të informohen se cilat janë lokacionet më atraktive në vende ku duan të vizitojnë - theksoi Biljana Maneva nga "Gdi GISDATA".

 

Projekti është mbështetur nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Agjencia zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim. E njëjta paraqet edhe një lloj udhëzuesi për turistët e rajonit, por edhe mjet i dobishëm që duhet të kontribuojë në zhvillimin e turizmit, çka është qëllimi kryesor i projektit që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

 

_DSC0620.jpg _DSC0624
_DSC0634

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor