Gjenerimi i projekt ideve rajonale për vitin 2017

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e organizoi punëtorinë publike në datë 14.09.2016 në hotel "Mirazh" në Strugë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të njihen dhe përfshihen përfaqësuesit e komunave, biznes sektori, sektori joqeveritar, dhe institucionet arsimore nga rajoni Jugperëndimor për realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve strategjike përmes gjenerimit të projekt ideve për vitin 2017 për dy qëllime strategjike - Zhvillim ekonomik dhe Arsim dhe zhvillim social.

 

Gjithashtu gjatë pjesës së parë të punëtorisë u prezantua edhe Strategjia për inovacione në rajonin planor Jugperëndimor.

 

Në datë 28.09.2016 është përcaktuar punëtoria e dytë ku duhet të gjenerohen projekt idetë rajonale për dy qëllime strategjike: Zhvillimi i turizmit i ndërlidhur me trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe Mbrojtja e kualitetit të ambientit jetësor.

 

web-1.jpg web-2
web-3 web-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor