Zgjidhja e problemit me qentë endacak

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në datë 06.04.2016 organizoi takim pune për zgjidhjen e problemit me qentë endacak në bashkëpunim të ngushtë me komunat e rajonit, SPB Strugë dhe Ohër, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Ndërmarrjet publike komunale dhe shoqatat qytetare nga rajoni. Qëllimi i takimit ishte të locohen problemet me të cilat ballafaqohen të gjitha palët që të mund të zgjidhet problemi me qentë endacak. Një nga prioritetet që u theksua ishte të përcaktohet vend për stacion rajonal, zërat bilancor që duhet të sigurohen nga ana e komunave, kastrimi dhe sterilizimi dhe kordinimi ndërmjet tyre dhe furnizimi i pajisjeve adekuate për gjuajtjen e qenve nga ana e Qendrës për zhvillim. Nga ana e Këshillit për zhvillim u miratua vendim për prioritizimin e këtij propozim projekti për zgjidhjen e problemit me qentë endacak.

 

qente-endacak-struge-2.jpg qente-endacak-struge-4
qente-endacak-struge-1 qente-endacak-struge-3

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor