Strategji rajonale për inovacione

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me takimin konsultativ të mbajtur me palët e interesuara nga Rajoni, filloi me përgatitjen e strategjisë rajonale për inovacione. Dokumenti, i cili së shpejti duhet të përgatitet, ka si qëllim të nxisë inovacionet, sipërmarrjen si dhe shfrytëzimin më të mirë të potencialit inovativ të rajonit. Kjo duhet të arrihet përmes përforcimit të bashkëpunimit në mes qendrave kërkimore dhe biznes sektorit, paraprakisht duke u përqëndruar te zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (sektori i NVM).

 

Strategjitë rajonale për inovacione përgatiten dhe realizohen duke përfshirë përfaqësues të sektorit privat (odat ekonomike, klasterë, biznis asociacione), institucione arsimore dhe shkencore, si dhe sektori qytetar. Për përgatitjen është angazhuar një grup ekspertësh, të udhëhequr nga prof. d-r Radmil Polenakoviç, drejtor i qendrës për strat-up biznes pranë Fakultetit të makinerisë të Univerzitetit "Shën Kirili dhe Metodij"- SHkup dhe president i Qendrës nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës.

 

Duke folur para të pranishmëve në takimin e parë konsultativ, prof.Polenakoviç theksoi se miratimi i strategjive për inovacione për herë të parë është një hap i rëndësishëm në procesin e krijimit të ekonomisë bazuar në njohuritë. Paraprakisht, detyra kryesore e ekipit është që me seri aktivitetesh t'i përcaktojë prioritetet për inovacione rajonale dhe potencialin inovativ të rajonit planor Jugperëndimor, duke marrë parasysh dokumentet e miratuara në nivel nacional, si dhe përparësitë që i ka Rajoni.

 

Pas përgatitjes së strategjisë rajonale për inovacione, do të shpallet thirrje për realizimin e një pilot mase e cila do të dalë nga ky dokument, për çka janë siguruar 9.000 euro nga ana e GIZ - Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar. Këto masa duhet t'i nxisin zgjidhjet inovative me qëllim që të arrihet zhvillim më dinamik të sektorit të NVM.

 

Procesi i përgatitjes së strategjive për inovacione, në bashkëpunim me Qendrat për zhvillim të rajoneve planore dhe Biznes qendrat, i organizon Ministria e vetëqeverisjes lokale, bashkë me GIZ - Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

 

 

Inovacii_CentarRJZPR_1.jpg

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor