Igor Trajkoski u zgjodh kryetar i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

Kryetari i Komunës së Debërcës, Igor Trajkoski është zgjedhur kryetar i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Në seancën e sotshme të Këshillit për zhvillim, kryetarët e 9 komunave të cilat bëjnë pjesë në këtë rajon, një zëri vendosën që Trajkoski në dy vitet e ardhshme të jetë në krye të Këshillit, duke theksuar angazhimin e tij për një politikë rajonale më efikase në Maqedoni.

 

Duke u falënderuar për besimin, presidenti i Këshillit për zhvillim, Igor Trajkoski, vuri në dukje se është e nevojshme zbatimi i dispozitave ligjore, veçanërisht në mjetet që ndahen për zhvillim rajonal.

 

 

_DSC0161.jpg

 

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor