Modernizimi i pajisjeve komunale në Komunën e Kërçovës

Komuna e Kërçovës filloi me modernizimin e pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave komunale. Në kuadër të projektit "Vendosja e kontejnerëve nëntokësor në zonat urbane të rajonit planor Jugperëndimor - faza e dytë", Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor komunës së Kërçovës i dha platformë nëntokësore me 3 kontejnerë me madhësi prej 1,1 m3.

Me vendosjen e kontejnerëve nëntokësor sigurohet një ambient i pastër dhe mundësi për selektimin e plastikës.

Këto lloj kontejnerë së pari u vendosën në Komunën e Strugës dhe Dibrës dhe pritet gjithashtu të vendosen edhe në Komunën e Ohrit.

 

kiontenjeri-kercove-2.jpg kontenjeri kercove 1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor