Marrëveshje me BZHR

Strugë, 16 maj. Me gjithsej 24 milion denarë nga buxheti qëndror do të financohen dy projekte në rajonin planor Jugperëndimor për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike në shtatë komuna që i takojnë Rajonit, dhe gjithashtu do të përmirësohen shërbimet në mjediset turistike, përmes vendosjes së pajisjeve komunale, përkatësisht toaleteve publike në katër komuna. Marrëveshjet për realizimin e projekteve të premten (më 13 maj) u nënshkruan me Byronë për zhvillim rajonal, dhe të njëjtat duhet të realizohen deri në fund të vitit. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve ishin të pranishëm zëvendës kryeministri Vladimir Peshevski, i cili është kryetar i Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal të Rm, ministri i vetëqeverisjes lokale Shiret Elezi, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Xhemail Elmazi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Biljana Cvetanovska-Gugoska.

 

Në rajonin planor Jugperëndimor me mjetet do të realizohen projekte infrastrukturore në komunat e Strugës, Ohrit, Kërçovës, Debërcës, Vevqanit, Pllasnicës dhe Qendër Zhupës. Bëhet fjalë për objekte publike (katër shkolla dhe tri çerdhe) në të cilat do të përmirësohet efikasiteti energjetik përmes sanimit të pullazeve, ndërrimit të dritareve, izolimi i fasadave dhe vendosja e sistemeve për ngrohje. Me projektin e dytë do të përmirësohen shërbimet në mjediset turistike, përmes vendosjes së toaleteve publike në Ohër, Strugë, Vevqan dhe Qendër Zhupë.

 

Sipas zëvendës kryeministrit Peshevski, nënshkrimi i marrëveshjeve është hap përpara drejt zhvillimit të barabartë rajonal dhe përmirësimi i kushteve për jetë të qytetarëve në të gjitha rajonet në Republikën e Maqedonisë.

 

-Qeveria është e përkushtuar për zhvillimin e barabartë rajonal dhe nga viti në vit mjetet që investohen në Program në vazhdimësi rriten. Kështu mjetet e këtij viti në lartësi prej 4 milion e 250 mijë euro janë thaujse dyfish më të larta nga mjetet e përcaktuara për vitin 2015, të cilat ishin 2 milion e 160 mijë euro, dhe janë katër herë më të larta nga mjetet e siguruara për këtë program në vitin 2014 të cilat ishin rreth 1 milion euro, theksoi zëvendës kryeministri Peshevski.

 

Ai gjthashtu theksoi se Qeveria është e përkushtuar në realizimin e Strategjisë për zhvillim të barabartë rajonal dhe në atë drejtim do të vazhdojë ta nxisë zhvillimin e barabartë rajonal, në vazhdimësi ta rrisë standardin e jetesës së qytetarëve dhe në këtë mënyrë do të sigurojë zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe stabil në RM. Ministri Elezi potencoi se për buxhetin e këtij viti, i cili është dyfish më i lartë nga viti i kaluar, kanë arritur 38 propozime, dhe janë miratuar 26 projekte rajonale.

 

133169240-55423.jpg

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor