Konferenca ndërkombëtare mbi zhvillimin rajonal dhe lokal

Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me GIZ, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, UNDP-ja, sot dhe nesër në Shkup mbahet konferenca ndërkombëtare me temë "Sfidat dhe perspektivat në zhvillimin rajonal dhe lokal-Decentralizimi dhe anëtarësimi në BE". Konferencën do ta hap ministri i vetëqeverisjes lokale, z Lirim Shabani, nënkryetar i Qeverisë, z Musa Xhaferi, kryetar i BNJVL-së, z Koce Trajanovski ,përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, znj Louisa Vinton, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, z Hans-Helge Zander dhe zëvendës drejtori i misionit të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni, znj Katarina Shtoker.

Ministri i vetëqeverisjes lokal, z.Lirim Shabani vuri në dukje se politikat për zhvillimin rajonal dhe lokal,Republika e  Maqedonisë i ndërton mbi bazë të angazhimit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si vend  gati që një dekadë e gjysmë po zbaton procesin e decentralizimit të pushtetit dhe krijon një mjedis për një zhvillim të koordinuar, të integruar dhe gjithëpërfshirës. Si prioritet në zbatimin e decentralizimit, Shabani përmendi decentralizimin fiskal dhe nevojën për harmonizimin e shërbimeve lokale për të gjithë qytetarët.

Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UNDP-ja, GIZ-it dhe SDC-së theksuan se konferenca është një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe ide mbi decentralizimin dhe zhvillimin lokal dhe rajonal me përfaqësuesit e vendit dhe të rajonit.

Nga ana e ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante,në Konferencë do të prezantohen përvojat nga vendet e rajonit në zbatimin e politikave për zhvillimin rajonal dhe lokal, decentralizimin dhe anëtarësimit në BE.

 

konfnderkombetare4.jpg konfnderkombetare6
konfnderkombetare1 konfnderkombetare5
konfnderkombetare3 konfnderkombetare2

 

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor