Çerdhja e fëmijëve në Dibër me sistem me energji diellore

Në çerdhen e fëmijëve "Breshia" në Dibër sot u lëshua në përdorim sistemi për ujë të ngrohtë sanitar me kolektorë diellor, me kapacitet për të siguruar ujë të ngrohtë gjatë 200 ditëve në vit.

Projekti është realizuar nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor me seli në Strugë, në bashkëpunim me komunën e Dibrës.

Sistemin në përdorim e lëshuan kryetari i komunës së Dibrës Rruzhdi Lata, drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska dhe drejtoresha e çerdhes "Breshia" Ajrije Daçi.

- Ky investim është i një rëndësie të madhe për këtë institucion ku fëmijët përkujdesen, arsimohen dhe socializohen që të rriten në njerëz të vërtetë. Bashkëpunimi i jonë me Qendrën për zhvillim të RPJP është në nivel të lartë dhe pritet që të realizohen projekte të tjera, theksoi mes të tjerash kryetari Lata.

Drejtoresha e Qendrës, Lozanoska theksoi se, Qendra me të cilën ajo udhëheq, përfshin nëntë komuna. Sipas asaj edhe në të ardhmen do të përkrahen edhe projekte të tjera me qëllim që të kontribuohet në krijimin e kushteve më të mira në çerdhe.

Për drejtoreshën e çerdhes së fëmijëve "Breshia" Ajrije Daçi ky investim vlen shumë në aspekt të kursimit të mjeteve financiare, të cilat do të destinohen për qëllime tjera në interes të fëmijëve.

Në çerdhen e dibrës përkujdesen mbi 300 fëmijë.

 

12029636_985831208144696_944288509886069100_o.jpg panele-solare-3
panele-solare-4 panele-solare-2
panele-solare-7 panele-solare-8
panele-solare-5 panele-solare-6

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor