Edhe dy projekte të reja infrastrukturore

Dy projekte infrastrukturore të rëndësishme, me vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milion denarë, janë miratuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, me të cilat Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor do ta përmirësojë efikasitetin energjetik në objektet publike, si dhe në mënyrë më efikase do ta zgjidhë problemin me mbeturinat komunale.

Në pajtim me projektet rajonale të miratuara, në tri shkolla fillore - SHF "Koço Racin" - Ohër, shkolla në fshatin Lakoçerej i Poshtëm, SHF "Debërca" - shkolla në fshatin Orovnik - Debërc dhe SHF "Nexhati Zekirija" në fshatin Koxhaxhik - Qendër Zhupë, do të intervenohet në konstruksionet e pullazeve me qëllim që të përmirësohet izolimi, ndërsa në Orovnik do të kryhen intervenime më të mëdha në rikonstruktimin e brendshëm të dyerve, dritareve, dyshemenë dhe toaletet. Investimet kushtojnë rreth 2,3 milion denarë. Gjatë këtij viti Qendra për zhvillim projekte dhe aktivitete të njëjta realizoi në dy shkolla dhe atë në SHMK "Mirko Mileski" në Kërçovë dhe SHFK "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë dhe në çerdhen e fëmijëve "Breshia" në Dibër. Investimi i përgjithshëm me qëllim të përmirësimit të efikasitetit energjetik të objekteve të lartëpërmendura ishte rreth 3,6 milion denarë.

Me projektin tjetër, në Ohër dhe Kërçovë do të vendosen kontejnerë nëntokësor në zonën qendrore të qyteteve me çka në mënyrë më efikase do të zgjidhet problemi me mbeturinat komunale. Bëhet fjalë për metoda të reja moderne gjatë mbledhjes dhe grumbullimit të mbeturinave, theksoi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska, të cilat kohës së fundit po implementohen në vendin tonë. Rajoni i jonë, është ndër të parët, në të cilin realizohen kështu projekte dhe atë në më shumë komuna. Në fazën e parë janë përfshirë Struga dhe Dibra, ndërsa tash edhe Ohri dhe Kërçova, ku gjithsej investohen 4,3 milion denarë për zgjidhjen e problemit me mbeturinat komunale. Efektet pozitive priten gjatë sezonit turistik kur vizitorët në Ohër dhe Strugë do të jenë "të kursyer" nga erërat e pakëndshme që përhapen nga kontejnerët klasik. Në Ohër në kontejnerët nëntokësor do të mund të grumbullohen 9 metër kub mbeturina komunale, të cilët më pastaj me hidraulikë të posaçme do të ngrihet dhe transportohet në deponi.

Vitin e ardhshëm, në pajtim me mjetet e shpërndara nga Qeveria e RM, mjetet për zhvillim rajonal nga buxheti qëndror janë 300 milion denarë, nga të cilat rajonit planor Jugperëndimor i takojnë rreth 28 milion denarë. Sipas fjalëve të Lozanoskës, ekipi i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor është në fazë të përgatitjes së projekteve rajonale me të cilat do të aplikohet tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byrojë për zhvillim rajonal. Pritet, me projektet, të përfshihet zgjidhja e problemeve të rëndësishme infrastrukturore, sepse të njëjtat janë të përcaktuara si prioritete pas konsultimeve me aktorët kryesor të Rajonit, para së gjithash komunat.

 

2.jpg

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor