Pullaz i ri për sallën e sportit

Në datë 16 nëntor të vitit 2015, përmes projektit të finansuar nga Byroja për zhvillim rajonal, Qendra për zhvillim të RPJP, në bashkëpunim me Komunën e Strugës, përkatësisht në SHFK "Vëllezërit Milladinovci", përfundoi me aktivitetet për rikonstruktimin dhe izolimin e pullazit të sallës së sportit në këtë shkollë. Pullazi i sallës së sportit, gjatë viteve të fundit, ishte mjaft problematik sepse humbeshte energji brenda në sallë dhe nuk kishte hidroizolim. Me projektin u përfshi rikonstruktimi i jashtëm i pullazit si dhe hidroizolimi i jashtëm. Rikonstruktimi i pullazit përfshin pullaz të ri me një rënie me lim të plastifikuar, vendosja e hidroizolimit, dhe ulluqe horizontale dhe vertikale.

Përkatësisht, gjatë 6 muajve të fundit, Qendra për zhvillim, me komunat partnere në projekt, filloi me implementimin e projektit "Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik në RPJP". Në projekt janë paraparë 3 aktivitete më të mëdha dhe atë: Izolimi dhe rikonstruktimi i sallës së sportit në SHFK "Vëllezërit Milladinovci" - Strugë, Furnizimi dhe montimi i PVC dritareve për dy shkolla në Kërçovë - SHMK "Mirko Mileski" dhe Strugë - SHFK "Vëllezërit Milladinovci", dhe Furnizimi dhe montimi i sistemit me kolektorë diellor për ujë të ngrohtë sanitar në çerdhen "Breshia" në Dibër.

 

 

salla-e-sportit-3.jpg salla-e-sportit-1
salla-e-sportit-2 salla-e-sportit-7
salla-e-sportit-4 salla-e-sportit-5
salla-e-sportit-6

 

 

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor