Promovimi i aplikacionit softuerik

11.11.2015, Strugë.  Para një publiku më të gjerë, në Hotelin Drim,u mbajt promovimi i aplikacionit softuerik me të cilën u bë promovimi i potencialeve investuese në rajonin planor Jugperëndimor. Prezantimi u bë nga ana e punuesit - operatorit ekonomik - GDI GIS Data nga Shkupi.

Aplikacioni softuerik e bazuar në GIS Platformë është krijuar në bazë të kërkesave nga ana e komunave, ndërsa përfshin rreth 100 lokacione potenciale për investime në Rajon. Të gjitha ato janë të disponueshme në rrjetin e Internetit, dhe në të njëjtën kohë për investitorët potencial, të cilët online kanë mundësi që të njihen me përparësitë e investimit në nëntë komunat e RPJP.

Përveç këtij aktiviteti kryesor, paraprakisht, u bë furnizimi i GIS aplikacioneve (ArcGis for Desktop & ArcGis for Server), dhe të njëjtat janë vendosur në hardver të posaçëm, dhe gjithashtu u mbajt trajnim për rreth 15 përfaqësues nga Komunat me qëllim të pjesëmarrjes më të suksesshme në implementimin e aktiviteteve të projektit.

Aplikacioni softuerik (e bazuar në hapsirën reale gjeografike me të gjitha shënimet topografike të Rajonit) është e një mjet i një rëndësie të madhe, inovative, e cila mundëson vënien në dukje të përparësive krahasuese që i kanë komunat dhe komponimi i tyre në tendecat zhvillimore për planifikim planor. Duhet të theksohet se prioritet për projektin është menaxhimi efikas me tokën ndërtimore (me të gjitha karakteristikat të theksuara si bazë të dhënash) dhe vendosja e tyre në funksion të zhvillimit ekonomik lokal.

Aplikacioni softuerik mundëson që me zbatimin e aktiviteteve të marketingut adekuate të afirmohen përparësitë që në nivel makro i mundëson shteti (tatimet dhe taksat e ulëta), si dhe në karakteristikat specifike që i posedon komuna. Rëndësia e saj dhe inovacioni mund të shihet edhe nga fakti se nga cila do pikë e botës, investitori potencial merr jo vetëm informacione për hapësirën, por edhe për lokacione që janë në interes. E gjithë kjo e lehtëson procesin e përzgjedhjes/ vendimarrjes, dhe komunikimit me personat përgjegjës në Komuna për ndjekjen e interesave të investitorëve.

 

Prezent_1.jpg Prezent_3
Prezent_2 Prezent_4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor