Shpalosje publike

Titulli: Shpalosje publike e Kornizës për Menaxhimin me Mjedisin Jetësor dhe Menaxhimin me Ristemimin - Projekti për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale në fushën e Turizmit në Maqedoni

 

Kabineti i Zëvendës Kryeministrit për Çështje Ekonomike (KZKÇE) shpall Projektin për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale në fushën e Turizmit (PKLR) në Maqedoni. Projekti do të financohet nga një grant i Bashkimit Evropian nën Programin IPA II.

Qëllimi kryesor i Projektit është të rrit kontributin e turizmit në zhvillimin ekonomik lokal dhe të ngrit kapacitetet e agjencive publike dhe qeveritare me qëllim nxitjen e rritjes së turizmit dhe lehtësimin e menaxhimit të destinacioneve në Maqedoni.

Korniza e Menaxhimit me Mjedisin (KMM) dhe Korniza e Menaxhimit me Rivendosjen (KMR) për Projektin është hartuar si pjesë përbërëse e mekanizmave mbrojtës dhe kërkesave për politikat e Bankës Botërore për të siguruar pajtueshmëri të Projektit me politikat kombëtare dhe të Bankës Botërore në fushën sociale dhe të mjedisit jetësor të cilat synojnë minimizimin e rreziqeve të përgjithshme ndaj mjedisit dhe shoqërisë.

Ky dokument shpaloset si pjesë përbërëse e procesit të Projektit për Vlerësim nga KZKÇE dhe Agjencisë së Promovimit dhe Përkrahjes së uebfaqeve të turizmit prej 19 tetor, 2015 deri 2 nëntor, 2015. Kopje të dokumentit do të jenë në dispozicion për shqyrtim tek pikat e pranimit të institucioneve të sipërpërmendura. Dokumentin e gjeni në gjuhën angleze, kurse përkthimi në gjuhën maqedonase dhe shqipe do të pasojë.

Komentet, sugjerimet dhe pyetjet e publikut të interesuar janë të mirëpritura dhe mund të dërgohen në formë elektronike ose me postë deri në 2 nëntor, 2015, në adresat vijuese:

-        me postë: Kabineti i Zëvendës Kryeministrit i Republikës së Maqedonisë, Blv. Ilinden  nr.2, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

-        me e-mail: Maja.Barik@gs.gov.mk

Prezantimi publik i këtij dokumenti do të realizohet të premten, 30 tetor, në ora 11.00 në ndërtesën qeveritare në Shkup.

Të gjitha pyetjeve dhe komenteve do t'ju përgjigjet me shkrim dhe do të përfshihen në procesverbalin e dëgjimit publik

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor