Prezantimi i SFS projekteve

Qendrat për zhvillim të tetë rajoneve planore nga shteti, në datë 14.10.2015, në organizim të Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim teknik - GIZ Red Programi dhe Agjencionit zviceran për zhvillim dha bashkëpunim, para një numri të madh të përfaqësuesve nga bashkësia ndërkombëtare i prezantuan projektet e pranuara rajonale në kuadër të Shemës për mbështetje financiare. Janë miratuar gjithsej 10 projekte, dhe atë 8 projekte për masën 1 - Projekte rajonale për zhvillim të rajoneve, dhe 2 projekte nga masa 2 - projekte ndër rajonale. Gjithsej për zhvillim të projekteve janë ndarë 300.000 Euro, përkatësisht nga 30.000 Euro për çdo projekt, ndërsa buxheti i implementimit të gjithë projekteve është 38 milion Euro. Qëllimi kryesor i organizatorëve ishte, përmes prezantimit, të animohen donatorët ndërkombëtar me qëllim që të qaset drejt realizimit të disa nga problemet me të cilat hasen Rajonet në Maqedoni.

Sa i përket rajonit planor Jugperëndimor, siç është e njohur tashmë për publikun, u miratua një projekt nga masa 1 (projekt rajonal) dhe atë për Projekt bazik për rrugë për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi. Përkatësisht, qëllimi i projektit, ishte të ndërtohen rrugë për këmbësorë dhe biçikleta në rajonin planor Jugperëndimor në gjatësi prej 42,5 km. Rrugët për këmbësorë dhe biçikleta do të fillojnë nga qyteti i Ohrit deri në qytetin e Strugës (12 km), pastaj prej HE Shpilje deri në qytetin e Dibrës (5 km), nga qyteti i Dibrës deri në Banjishte (5 km), nga Qendra Zhupë deri te Ishulli i Dibrës (5 km), nga qyteti i Dibrës deri në Kosovrastin e Poshtëm (7,5 km) dhe nga Qendra Zhupë deri te Ura e Mellniçanit (8 km).

Takimi i djeshëm në Shkup e përshëndetën dhe e vlerësuan si shumë të rëndësishëm në përpjekjet që i bëjnë Qendrat për zhvillim në tejkalimin e problemeve të Rajoneve, zëvendës kryeminitri i Qeverisë së Maqedonisë, Vlladimir Peshevski, ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani, Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE Martin Klauke, zëvendës ambasadori i ambasadës gjermane në Maqedoni Hans Hegle Zander, dhe drejtori i GIZ Xhejms Makbet Forbs.

 

SFS-Prezantim-01.jpg SFS-Prezantim-04
SFS-Prezantim-03 SFS-Prezantim-05
SFS-Prezantim-02

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor