Trajnim për Sistem informativ gjeografik

Në kuadër të projektit për zhvillim të Sistemit informativ gjeografik për menaxhim me tokën ndërtimore me qëllim të tërheqjes së investimeve në rajonin planor Jugperëndimor, nga 30 shtatori deri në 2 tetor, u mbajt trajnim në të cilin përfaqësuesit e komunave kishin mundësi të njihen me aplikacionet softuerike Arc Gis për zgjidhje të posaçme dhe serverike nga prodhuesi ESRI. Trajnimin e realizuan përfaqësues të operatorit - GDI Gis Data nga Shkupi, të cilët, pjesëmarrësit, përveç zgjidhjeve softuerike të aplikacioneve të lartëpërmendura, i njohtuan edhe me trendet aktuale të krijimit të bazave të ndryshme, të cilat munden në thelb ta ndryshojnë funksionimin e komunave.

Në këtë drejtim është njëra komponenetë e projektit e cila nënkupton krijimin e bazave të të dhënave për nëntë komunat e Rajonit për tokën ndërtimore atraktive me të cilën ata disponojnë, dhe me qëllim që e njëtjta të prezantohet dhe promovohet në rrjetin global informativ. Sipas shemës së përcaktuar të gjitha lokacionet atraktive do të kenë prezantim unifikues çka do t'ua lehtësojë investitorëve të marrin informacion për mundësitë e investimit në Rajon. Gjithashtu, duhet të theksohet sebazat e të dhënave, përveç potencialeve të cilat i disponojnë komunat, do t'i përfshijnë edhe zonat ZHTI, zonat zhvillimore turistike dhe Brownfield mundësitë për investim.

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor përmes projektit i furnizoi ESRI produktet - Arc Gis për klientë dhe server të cilat do të mund të shfrytëzohen nga komunat për zhvillimin e bazave të ndryshme të dhënave, dhe gjithashtu u furnizua edhe pajisja hardverike në të cilin janë instaluar të njëjtat dhe së shpejti do të vendoset aplikacioni për prezantim për loakcionet ndërtimore atraktive në Rajon.

 

 

trajnim-GIS-2.jpg trajnim-GIS-3
trajnim-GIS-1 trajnim-GIS-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor