Punëtoria e pestë me biznes sektorin

Më 10 qershor të këtij viti, në Hotelin Drim, në Strugë u mbajt punëtoria e pestë në kuadër të projektit: "Formimi i Biznes qendrës për përkrahje dhe shërbime konsultative për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëdnimor". Punëtorinë e hapi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, z-nja Mirjana Lozanoska, me një pasqyrim të shkurtër të aktiviteteve të deri tanishme në kuadër të projektit.

Në punëtori u prezantua versioni punues i Udhëzuesit për investime në rajonin planor Jugperëndimor.Prezantim të këtij dokumenti bëri Aleksandar Celeski, përfaqësues i operatorit ekonomik Target Komunikaci. Në të njëjtin u përfshinë karaktersitikat e përgjithshme të Rajonit, si dhe gjendja faktike nëpër komuna, përkatësisht të dhënat për zonat industriale. Të dhënat janë marrë nga komunat, përkatësisht sektori për zhvillim ekonomik lokal dhe urbanizmi. Prezantimi ishte interaktiv, me pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve të cilët me propozimet e tyre, komentet, sugjerimet dhe idetë kontribuan për formimin e dokumentit përfundimtar. Dokumenti është i rëndësishëm sepse duhet ta përmirësojë qasjen deri te informacionet për investitorët potencial, biznes sektorin, komunat dhe palët e tjera të interesuara, me çka do të mundësojë përqindje më të madhe të investimeve të realizuara në rajon.

Në punëtorinë e pastë morën pjesë drejtuesit dhe pronarët e NVM nga rajoni, përfaqësues nga komunat përgjegjës për zhvillim ekonomik lokal, sektorët e urbanizmit dhe odat ekonomike rajonale dhe oda e zejtarëve.

Projekti financohet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

 



 

BQ-punetoria-e-5-1 BQ-punetoria-e-5-2
BQ-punetoria-e-5-3 BQ-punetoria-e-5-4

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor