Punëtoria e katërt me biznes sektorin

Më 22 maj të këtij viti, në zyrat rajonale të Odës ekonomike në Kërçovë u mbajt  punëtoria e katërt në kuadër të projektit: "Formimi i Biznes qendrës për përkrahje dhe shërbime konsultative për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëdnimor". Punëtorinë e hapi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, z-nja Mirjana Lozanoska, dhe kryetari i odës ekonomike të Kërçovës, z-ri Igor Sokoleski. Udhëheqësja e Qendrës në fjalën e saj i informoi të pranishmit për projektin e miratuar me theks të veçantë në Programin për zhvillim të NVM bashkë me Propozim- Planin aksionar dhe Strategjinë komunikative.

Në punëtorinë u prezantuan mundësitë për financimin e sektorit privat përmes Programit të Unionit Evropian - Horizon 2020. Qëllimi kryesor ishte të informohet biznes sektori për ekzistencën e burimeve të ndryshme të financimit, përparësitë e shfrytëzimit të tyre, informim më detajisht në lidhje me procedurat dhe aplikimin, por gjithashtu edhe të ndahen përvojat dhe praktikat e mira. Prezantim për këtë temë mbajti prof.d-r Mijalçe Santa, kontakt persona nacional i programit. Pjesa e parë e prezantimit të tij përfshiu njohjen me Programin Horizon 2020, ndërsa pjesa e dytë vazhdoi me strukturën e NVM instrumentit. Prezantimi ishte interaktiv, ashtu që pjesëmarrësit kishin mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre.

Në punëtorinë e katërt pjesëmarrje morën drejtuesit dhe pronarët e NVM nga rajoni, përfaqësues nga komunat përgjegjës për zhvillim ekonomik lokal dhe odat rajonale. Punëtoria u mbulua edhe nga mediumet nga disa redaksi nga mediumet e shkruara dhe elektronike.

Projekti financohet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.



 

DSC_0619 DSC_0626
DSC_0633 DSC_0623

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor