Punëtoria e tretë me biznes sektorin

Më 29 prill të këtij viti, në hotelin Drim, në Strugë u mbajt punëtoria e tretë në kuadër të projektit: "Formimi i Biznes qendrës për përkrahje dhe shërbime konsultative për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëdnimor". Udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, z-nja Mirjana Lozanoska, e hapi këtë punëtori dhe i informoi të pranishmit për projektin e miratuar.

Në punëtorinë u prezantua versioni punues i Programit për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Rajoni me Propozim-Plan aksionar dhe Strategji komunikuese. Prezantimin e këtij dokumenti e bëri Aleksandër Celeski, përfaqësues nga Target Komunikacii. Në pjesën e parë të prezantimit të tij u paraqit përmbajtja e këtij dokumenti, ndërsa pjesa e dytë vazhdoi me kyçjen aktive të biznes sektorit të cilët me propozimet, komentet, sugjerimet dhe idetë e tyre do të kontribuojnë për formimin e dokumentit përfundimtar. Dokumenti është i rëndësishëm sepse duhet të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në biznes sektorin, plotësimin e kërkesave dhe interesave të tyre, si dhe në rritjen e qasjes deri te informacionet dhe shkallës së pjesëmarrjes së sektorit privat në marrjen e vendimeve adekuate në nivele lokale dhe nacionale.

Në punëtorinë e tretë pjesëmarrje morën drejtuesit dhe pronarët e NVM nga rajoni, përfaqësues nga komunat përgjegjës për zhvillim ekonomik lokal dhe odat rajonale dhe oda e zejtarëve.

Projekti financohet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

 

 

punetoria-e-trete-BQ-1.jpg punetoria-e-trete-BQ-2
punetoria-e-trete-BQ-3 punetoria-e-trete-BQ-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor