Punëtoria e dytë me biznes sektorin

Në datë 16 prill të këtij viti, në hotelin Drim, në Strugë u mbajt punëtoria e dytë në kuadër të projektit: "Formimi i Biznes qendrës për mbështetje dhe shërbime konsultative të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëndimor". Punëtorinë e hapi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, z-nja Mirjana Lozanoska, e cila i prezantoi prioritetet dhe objektivat e Strategjisë për zhvillim rajonal në RM si dhe Programin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor 2015-2019.

 

Qëllimi i punëtorisë së dytë ishte të ngrihet niveli i njohurive të biznes ektorit për ekzistencën e burimeve të ndryshme të financimit. Vëmendje të veçnatë gjatë kësaj punëtorie i'u kushtua Programit të Unionit evropian Horizont 2020. Prezentim për atë mbajti prof. D-r Mijalce Santa, kontakt person nacional, me çka u fol mbi njohjen e programit, qasja e NVM deri te financat dhe rregullat e aplikimit. Në vazhdim u prezantuan mundësitë financiare të cilat i mundëson Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik në Rm dhe Agjencia për mbështetje të sipërmarrjes në RM. Përfaqësuesja e Fondit, z-nja Ljupka Mitrinovksa i njoftoi të pranishmit me thirrjen nën instrumentin Grande të kofinacnuara për start-up, spin-of shoqëri tregtare dhe inovacione si dhe me programet e tjera të krijuara për mbështetje të biznes sektorit. Përfaqësuesit z-nja Maja Taseva dhe z-nja Liljana Vukoviç e prezantuan Programin për mbështetje të sipërmarrjes, konkurrencës dhe inovitetit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vitin 2015.

 

Në punëtorinë e dytë morën pjesë pronarë dhe drejtues të NVM nga rajoni, përfaqësues të komunave përgjegjës për zhvillim ekonomik lokal dhe odat rajonale, oda e zejtarëve dhe operatori ekonomik "Target komunikacii" (punues i Programit për zhvillim të NVM bashkë me Strategjinë komunikuese dhe Udhëzuesit për investime). Punëtoria u ndoq edhe nga mediumet nga ato të shkruarat dhe ato elektronike.

Projekti është financuar nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

 

 

punetoria-e-dyte-BQ-5.jpg

 

pounetoria-e-dyte-BQ-6

punetoria-e-dyte-BQ-7

 

punetoria-e-dyte-BQ-3

punetoria-e-dyte-BQ-4

 

punetoria-e-dyte-BQ-8

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor