Punëtoria e parë me biznes sektorin

Në datë 26 mars, në hotelin Drim, në Strugë u mbajt punëtoria e parë nga projekti: "Zgjërimi i funksioneve të qendrave për zhvillim të rajoneve planore në drejtim të realizimit të aktiviteteve/shërbimeve për mbështetje të sektorit privat". Qëllimi kryesor është të rritet konkurrenca në rajonet planore përmes mbështetjes ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të sipërmarrjeve në Rajon. Me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në projekt pritet rritje të shkallës së investimeve me çka do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës dhe plotësimi i kërkesave dhe interesave të biznes sektorit. Projekti, gjithashtu, duhet ta rrisë qasjen deri te informacionet dhe shkallën e pjesëmarrjes së sektorit privat në marrjen e vendimeve të duhura në nivel lokal dhe rajonal.

Vëmendje të veçantë në këtë punëtori, në të cilën morri pjesë edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale , Z-nja Biljana Cvetanovska Gugoska, i kushtohej dy dokumenteve të rëndësishme të cilat duhet të punohen në periudhën e ardhshme - Programi për zhvillim të NVM bashkë me Strategjinë komunikative dhe Guida e investimeve, dhe të cilat duhet të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve të projektit dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme ekonomike në Rajon. Në kontekst të punimit kualitativ të dokumenteve të përmendura nga ana e operatorit - Target komunikacii nga Shkupi, përfaqësuesi Aleksandar Celeski, e prezantoi metodologjinë dhe rezultatet e pritura nga punimi i tyre. Përveç asaj u diskutua edhe për analizën e potencialeve për zhvillim të rajonit, me theks të veçantë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat diskutoi M-r Lazar Nedanoski nga Fondacioni për zhvillim të ndërmarrjeve të Maqedonisë.

Në serinë me më shumë punëtori do të përpunohen më shumë tema me inters të biznes sektorit si potenciale për zhvillim, financime nga burime të brendshme dhe të jashtme, rrejtizim dhe tema tjera aktuale, dhe për të cilat si ekspertë do të ftohen ekspertë të njohur nga maqedonia.

Projekti financohet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

 

 

DSC_0498.JPG DSC_0505
DSC_0503 DSC_0499

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor