Konkurs

Në bazë të nenit 22 dhe nenit 23 nga Ligji për marrëdhënie pune (Tekst i pastruar "Gazeta. Zyrtare në RM" nr. 145/2014), neni 7 pika 1 alineja 4 prej Vendimit për themelimin e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, dhe në pajtueshmëri me projektin "Zgjerimi i funksioneve të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore në drejtim të realizimit të aktiviteteve/ shërbimeve për mbështetjen e sektorit privat", Udhëheqësi i Qendrës, publikon

 

SHPALLJE

Për pranim të punëtorit në afat të caktuar kohe (6 muaj)

Për pozicionin e punës si më poshtë:

- Koordinator për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje të sektorit privat në Qendrën  për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor - 1 përmbarues

Përveç kushteve të përgjithshme për punësim të parapara në Ligjin për marrëdhënie pune, kandidati duhet t'i plotësojë edhe këto kushte të veçanta:

- shkalla  VII/B ose - Fakultet në fushën e  shkencave shoqërore

- provojë në përgatitjen, udhëheqjen dhe implementimin e projekteve

- Njohje aktive të gjuhës angleze

- Njohjen e punës me kompjuter

- Njohje nga zhvillimi rajonal dhe sistemi për vetëqeverisje lokale

- Njohje e rregullave dhe dispozitave ligjore, akteve nënligjore dhe rregulloret Qeveritare relevante për planifikim, implementim dhe vlerësim të Programeve për zhvillimin dhe mbështetje të sektorit privat

- Komunikativ, analitik dhe kreativ.

Punëtori do të punojë në realizimin e aktiviteteve të Projektit "Zgjerimi i funksioneve të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore në drejtim të realizimit të aktiviteteve/ shërbimeve për mbështetjen e sektorit privat".

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- Vërtetim për kryerjen e arsimit të lartë adekuat

- Biografi (CV)

- Letër motivuese

- Kopje prej dokumenteve të cilat vërtetojnë përvojën e punës

- Kopje prej certifikatave të cilat vërtetojnë njohuritë e vendosura në kushtet e veçanta

Shpallja është e hapur 5 (pesë) ditë prej ditës së publikimit në shtypin ditor.

Me kandidatët e përzgjedhur të cilët i plotësojnë kushtet do të realizohet intervistë.

Punëdhënësi do të bëjë përzgjedhje në afat prej 15 ditë pune pas mbarimit të afatit për konkurrim.

Orë pune në javë: 40 orë; Orari i punës prej 08:00 deri 16:00; Ditë pune: E hënë e premte.

Rroga bazë neto: 24.000,00 denar

Kontakt person: Stojan Saveski; Telefon kontakti: 046 701 005

Fletëparaqitjet për punësim me dokumentacionet e nevojshme të dorëzohen deri: Qendra për zhvillim e rajonit planor Jugperëndimor, rr. "Partizanska" pn, KP. 27, 6330, Strugë

Dokumentet e dorëzuara pas afatit dhe të pa kompletuara nuk do të shqyrtohen.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor