Prezantimi i Programit të ri për zhvillim

Pas disa punëtorive në seri, në datë 21.11.2014, para aktorëve relevant nga rajoni, u prezantua versioni punues i Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor 2015-2019. Në prezantim mori pjesë edhe zëvendës Ministri i vetëqeverisjes lokale z.Ljupço Prengjov.

Versionin punues të Programit e prezantuan ekspertët të cilët e punuan, dhe e njëjta u përpunua me qasje participative përmes 6 punëtorive bashkë me grupet punuese për secilën tematikë prioritare. Gjatë kohës së prezantimit të pranishmit kishin mundësi t'i japin vërejtjet dhe mendimet e tyre përmes diskutimeve të përbashkëta. Programi për zhvillim i rajonit planor Jugperëndimor pritet që të miratohet gjatë muajve të ardhshëm.

prezantimi-i-programit-1 prezantimi-i-programit-5
prezantimi-i-programit-3 prezantimi-i-programit-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor