Përfundoi projekti për rritjen e efikasitetit energjetik në rajonin planor Jugperëndimor

Me manifestim përmbyllës, sot në Strugë (25.11.2014) u përmbyll projekti 15 mujor "Rritja e efikasitetit energjetik dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar". Ky projekt realizohet nga Shoqata "Qendra maqedonase për efikasitet energjetik - MACEF" nga Shkupi dhe Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe "Shqipëria-EU Qendra për efikasitet energjetik" dhe Këshilli rajonal i Korçës nga Republika e Shqipërisë me mjete nga Unioni evropian përmes IPA programit.

Jasminka Dimitrova Kapac, presidente e Shoqatës MACEF, sqaroi se aktivitetet kanë filluar në shtator të vitit të kaluar, dhe njëkohësisht janë zhvilluar edhe në Shqipëri përmes Qendrës për efikasitet energjetik nga Tirana. Të gjithë shtatë aktivitetet e projektit janë realizuar në rajonin planor Jugperëndimor në përbërje të cilit janë nëntë komuna. Në kuadër të projektit u punua Studim për përcaktimin e potencialit për efikasitet energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar.

Gjithashtu, përmes projektit, në 4 komuna u punuan plane aksionare për efikasitet energjetik për periudhë prej tre vjetësh. Përmes tyre, efikas në aspekt energjetik do të bëhen 4 objekte shkollore, me sipërfaqe të përgjithshme prej më se 3000 m2 dhe atë: Shkolla fillore në fshatin Koxhaxhik - Komuna e Qendër Zhupës, Shkolla fillore në Koroshishtë - Komuna e Strugës, Shkolla fillore në Trebenishtë - Komuna e Debërcës dhe Shkolla fillore në Lakoçerej i Poshtëm - Komunae  Ohrit. Në periudhën e kaluar u bë matja e efikasitetit energjetik tek ato, ndërsa operatori ekonomik nga Shkupi "Delta Proekt" ka për detyrë të përgatisë dokumentacion teknik e cila do të shërbejë si bazë për kërkimin e mjeteve plotësuese për zgjidhjen e problemit me humbjen e energjisë. Pas skenimit të tërësishëm, do të propozohen masa konkrete të cilat duhet të ndërmerren me qëllim që të zvogëlohet harxhimi i energjisë elektrike dhe resurseve tjera, dhe të arrihet efikasitet më i madh gjatë nxehjes dhe ftohjes.

Projekti i kushtohet përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të punës në llogari të varfërisë energjetike, zvogëlimi i emetimit të CO2, si dhe promovimi i shfrytëzimit të BRE dhe mbrojtjen e burimeve natyrore në rajonin planor Jugperëndimor.

web01 web03
web02 web04

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor