Prezantimi i Studimit për bartjen e mbeturinave inerte dhe përpunimi i tyre

Në datë 22 tetor u mbajt prezantimi i "Studimit për bartjen e mbaturinave inerte dhe përpunimi i tyre në rajon" nga ana e përpiluesit - Instituti i Ndërtimtarisë Maqedonia nga Shkupi.

Në vetë Studimin, nga ana e operatorit ekonomik u propozuan 3 alternativa të mundshme për mënyrën e mbledhjes, bartjes dhe përpunimit të materialeve inerte.

Në prezantim dhe diskutim mbi këtë temë morën pjesë përfaqësues adekuat nga komunat e rajonit dhe NKP nga rajoni.

Si hap i ardhshëm i mbetet institucioneve përkatëse të ndërmarrin hapa të nevojshme për ndërtimin dhe vendosjen e sistemit të menaxhimit me mbeturinat inerte në nivel rajonal, i cili drejt për drejtë do të ndikojë në ruajtjene e ambientit jetësor, mbylljes së deponive të egra dhe zhvillimt të saj të qëndrueshëm.

Studimi është pjesë e projekteve rajonale për vitin 2014, e miratuar nga ana e Ministrisë për vet-qeverisje lokale.

 

web1 web2
web3 web4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor