Objekte efikase energjetike në RPJP

Sot filluan aktivitetet për matjen e efikasitetit energjetik të katër objekteve në po aq komuna që i takojnë rajonit planor Jugperëndimor për të cilat kompania nga Shkupi Delta Proekt do të përgatisë dokumentacion teknik e cila do të shërbejë si bazë për thithjen e mjeteve plotësuese për zgjidhjen e problemit me humbjen e energjisë. Bëhet fjalë për tre objekte shkollore në vendbanimet Lakoqerej i Lartëm, Trebenishta dhe Qendra Zhupë dhe ndërtesa ku është e vendosur Komuna e Makedonski Brod-it. Pas skenimit të tërësishëm të objekteve të lartëpërmendura do të propozohen masa që duhet të ndërmirren me qëllim të uljes së harxhimeve të energjisë elektrike dhe burimeve tjera, dhe të arrihet efikasitet më i madh gjatë nxemjes dhe ftohjes.Ky aktivitet është pjesë e projektit Rritja e efikasitet energjetik dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar të cilin e realizon Shoqata MACEF nga Shkupi, dhe në të cilin Qendra për zhvillim të rajoni planor Jugperëndimor është partner dhe në territorin e së cilës realizohen të gjitha aktivitetet e projektit.

Gjatë periudhës së kaluar të nëntë komunat nga Rajoni dhanë propozimet e tyre, nga të cilat sipas kriteriumeve të përcaktuara, komisioni profesional, i përzgjodhi objektete e përmendura për të cilat dokumnetacioni teknik do të jetë gati deri kah mesi i muajit nëntor. Në pajtim me detyrimet ligjore Komunat kanë përgjegjësi për të gjitha objektet që janë nën kompetencë të tyre të përgatisin kësi lloj dokumenti, por për fat të keq në praktikë nuk funksionon kështu. Nga ana tjetër ekziston dëshira që të zvogëlohet harxhimi i energensëve duke mos e kuptuar që për ta arritë atë duhet patjetër të përgatitet dokumentacion teknik adekuat.

Në kuadër të projektit të përmendur i cili financohet nga ana e Unionit Evropian nga programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë u realizuan një numër më i madh i aktiviteteve, ndërsa më kryesorja është Studimi për EE dhe BRE të cilën komunat mund ta përdorin si bazë për sigurimin e objekteve funksionale efikase energjetike.

Qendra për zhvillim të rajoni planor Jugperëndimor bashkë me MACEF partneritetin e krijuar do ta përdorin për marrjen e mjeteve nga BE me qëllim të vazhdimit të aktiviteteve në fushën e efikasitetit energjetiknë nivel lokal.

 

EE_1.jpg EE_3
EE_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor