Sekretarja shtetërore e MVL në vizitë tek Qendra

Strugë, 30 shtator 2014, Ministria e vetëqeverisjes lokale i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurojë funksionim normal të Qendrave për zhvillim të tetë rajoneve planore, sepse të njëjtat janë identifikuar si subjekte të rëndësishme të cilat mund të kontribuojnë për zhvillimin rajonal në Maqedoni përmes zhvillimit të projekteve me ndikim të rëndësishëm në territoret- hapësirat e lartpërmendura, por edhe për tejkalimin e disbalancave që ekzistojnë në shtet.  Këtë sot e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Biljana Cvetanovska-Gugoska, e cila bashkë me udhëheqësen e Sektorit për punë juridike dhe të përgjithshme në ministri, Suzana Najkova qëndruan për vizitë pune në Qendrën për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor.

Me qëllim që të tejkalohen problemet me funksionimin e Qendrave për zhvillim në përpunim e sipër është edhe një dokument në të cilin janë propozuar disa modele financimi, përmes të cilave duhet të sigurohet qëndrueshmëria në periudhën e ardhshme. Shpresojmë, se Qeveria e Maqedonisë, do të pranojë një model të duhur dhe përmes ndryshimeve të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal do të mundësojë funksionim normal të Qendrave për zhvillim duke marrë parasysh problemet aktuale me të cilat ato ballafaqohen gjatë punës së tyre.

sek1.jpg sek3
sek2

Sekretarja shtetërore Biljana Cvetanovska-Gugoska, në takim, informoi për aktivitetet vijuese që realizohen në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, për gjallërimin e qendrave rajonale në bashkëpunim me bizneset, të cilët përmes mbështetjes së UNDP dhe Qeverisë së Maqedonisë duhet të mundësojnë hapjen e bizneseve të reja përmes mbështetjes së investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Në takim sekretarja shtetërore Cvetanovska-Gugoska, nga ana e udhëheqëses së Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska u informua për projektet aktuale që realizohen nga ana e këtij institucioni rajonal, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet, dhe për të cilat, me qëllim të tejkalimit, është e nevojshme mbështetja nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor