Rrugë për këmbësorë dhe biçikleta në rajon

Të premten - 26 shtator 2014, para një numri të madh subjektesh të rëndësishëm nga rajoni, në Strugë, u prezantua Studimi për rrugë për këmbësorë dhe biçikleta, të cilin e përgatiti Fakulteti teknik nga Manastiri. E njëjta është pjesë e projekteve rajonale - miratuar nga ana e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale për vitin 2014 për Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Qëllimi kryesor i Studimit është krijimi i rrjetit në infrastrukturë për këmbësorë dhe biçikleta të cilat do t'i integrojnë numrin e madh të kishave, manastireve, shpellave dhe lokacioneve të tjera atraktive në rajonin "me më shumë turistë" në R.Maqedonisë.

Përndryshe, të gjitha sferat e jetës shoqërore në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo janë të varura nga lidhja e trafikut dhe nga gjendja e infrastrukturës së transportit, ndërsa parë nga këndvështrimi i trafikut, në rajonin planor Jugperëndimor mungojnë rrugë alternative për transport - para së gjithash ekologjike - në dobi të shëndetit, të cilat janë praktike dhe të dëshirueshme për shfrytëzim veçanërisht për vizitat turistike, dhe ato janë ecja dhe vozitja e biçikletës, që ishin edhe motivi kryesor për të cilat u hartua ky Studim.

velosip-pes-pateki-1.jpg velosip-pes-pateki-3
velosip-pes-pateki-2

Siç theksoi edhe prof.d-r Vaska Atanasova, udhëheqëse e projekti, për të arritur të dhëna reale së pari u bë anketa mbi një mostër reprezentative të anketuarish (1.100). Në fazën tjetër, rrugët janë projektuar duke i ndjekur rezultatet e anketës, si dhe me konsultime me shoqatat e biçikletistëve, gjeodetë, përfaqësues nga Komunat dhe njohës të terrenit.

Në Studimin janë përfshirë 49 rrugë për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe tre të ashtu quajtura për sporte ekstreme me përfshirje të 9 komunave të rajonit. Të njëjtat janë në fazën e para projektimit, me çka u mbetet komunave në periudhën e ardhshme, duke marrë parasysh interesin e tyre, të kalojnë në fazën e realizimit të një pjesë të rrugëve të shënuara në Studim.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor