Revizioni i Programit

Të enjten, 11.09.2014 Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në bashkëpunim me zyrën Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ RED, Ministrinë e vetëqeverisjes lokale dhe partnerët tjerë në nivel rajonal: përfaqësues të komunave të RPJP, OJQ, dhe organizata tjera, filluan aktivitetet rreth revidimit të Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për periudhën 2015-2019. Në këto punëtori u përpilua SWOT dhe PEST analiza për 3 prioritetet e Programit për zhvillim dhe atë për Transport dhe Infrastrukturë, Bujqësi dhe zhvillim rural, dhe Ekonomi dhe Investime.

Revizioni i Programit do të bëhet në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, Rregullores për metodologjinë e punimit të dokumenteve planore për zhvillim rajonal dhe Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019 dhe revizionit të Strategjisë.

Programi-1.jpg Programi-2
Programi-3 DSC_0132
DSC_0129 DSC_0136

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor