Ditë e hapur për EE në Ohër

Në kuadër të projektit "Rritja e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar", pas nesër - 25 korrik - e premte në Ohër, nga ora 10 deri në ora 15, në kuadër të kompleksit Letnica, gjegjësisht në pjesën e poshtme të restorantit, qytetarët do të mund të informohen për përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik përmes këshillave inzhinjerike pa pagesë dhe materialeve promotive. Në këtë ditë të hapur të tretë me radhë që u organizuan në Strugë dhe Dibër me produktet dhe shërbimet e tyre do të prezantohen edhe disa kompani me renome nga shteti. Aktivitetet janë pjesë nga aktiviteti i dytë i projektit me qëllim të promovimit të efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin planor Jugperëndimor në Maqedoni.

Aktiviteti është nën organizimin e Qendrës për energji efikase në Maqedoni - MACEF dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, ndërsa është mbështetur nga Komuna e Ohrit.

Projekti financohet nga Unioni Evropian si pjesë e IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Bartës i këtij projekti është "Qendra për energji efikase e Maqedonisë - MACEF" në partneritet me "Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor" nga Republika e Maqedonisë dhe "Shqipëria - UE Qendra për energji efikase" dhe Këshilli rajonal i Korçës nga republika e Shqipërisë.

 

Ohrid_3.jpg Ohrid_2
Ohrid_1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor